SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

Xhelal Zejneli Shqiptarët -           Dënojnë ideologjinë totalitare dhe staliniste ; -           Dënojnë bolshevizmin dhe...

Xhelal Zejneli



Shqiptarët
-          Dënojnë ideologjinë totalitare dhe staliniste;
-          Dënojnë bolshevizmin dhe stalinizmin;
-          Nuk e mbështesin sistemin dhe regjimin e pas Luftës së Dytë Botërore dhe distancohen prej tij;
-          Janë kundër qeverisjes autoritare, autokrate, tiranisë dhe despotizmit;
-          Janë kundër sistemit monist;
-          Mbështesin pluralizmin politik dhe demokracinë parlamentare;
-          Mbështesin ndërtimin e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës;
-          Mbështesin ndërtimin e shoqërisë civile;
-          Mbështesin liritë dhe të drejtat e njeriut;
-          Mbështesin lirinë e fjalës dhe shtypin e pavarur;
*   *   *
-          Duhet të forcojnë dhe të ngrenë në nivel më të lartë arsimimin;
-          Duhet t’i intensiikojnë veprimet e veta për t’i luftuar dukuritë negative në shoqëri - veprimet e paligjshme, trafikimi i qenieve njerëzore, i armëve, i lëndëve narkotike, korrupsioni, pasurimi brenda natës, partizimi dhe politizimi i institucioneve publike, nepotizmi, imoraliteti, abuzimet gjatë procesit zgjedhor etj.;
-          Duhet të veprojnë për eliminimin e plotë të fenomenit të hakmarrjes;
-          Duhet të angazhohen për parandalimin e tendencave të segmenteve të caktuara të shoqërisë për të lënë vatrat dhe për të emigruar në vendet perëndimore;
-          Duhet të dinë se individi, familja, shoqëria dhe shteti mund të zhvillohen dhe të forcohen vetëm me punë të ndershme;
-          Duhet të rrisin përgjegjësinë në punë;
-          Duhet të përcjellin arritjet më të reja në botë, në lëmin e shkencës, të teknikës, të teknologjisë, të informatikës, të mjekësisë etj.;
-          Duhet t’i përfshijnë në procese shoqërore, politike dhe ekonomike të rinjtë e aftë dhe të shkolluar;
-          Duhet të dinë se në shekullin XXI nuk jetohet me mite dhe legjenda, as me patriotizëm folklorik;
-          Duhet t’u kushtojnë rëndësi vlerave kombëtare dhe të rrisin vetëdijen kombëtare;
-          Duhet të dinë se copëtimi i trojeve etnike të tyre është pasojë e sundimit osman dhe e rrethimit me hienat serbe, greke, malazeze dhe maqedono-bullgare;
-          Duhet të dinë se ngecja e tyre është pasojë e copëtimit të trojeve etnike të tyre;
-          Duhet të dinë se për ngecjen e vet, janë fajtorë edhe vetë;
-          Duhet t’i tregojnë botës se janë popull historik dhe popull politik;
-          Duhet të manifestojnë kapacitet shtetformues apo shtetndërtues;
-          Duhet të jetësojnë ideologjinë kombëtare të rilindësve;
-          Duhet të ndërtojnë dhe të ndjekin politikë kombëtare dhe strategji kombëtare;
-          Duhet të kenë ideale madhore dhe të kenë politikanë idealistë;
-                    
*   *   *
-          Lidhjet me papatin e Romës, të vendosura në kohën e Skënderbeut, i kultivojnë sot e kësaj dite;
-          Mbështesin miqësinë dhe partneritetin strategjik me ShBA-në;
-          Mbështesin integrimin në strukturat euro-atlantike – në NATO dhe në BE;
-          Kundërshtojnë fundamentalizmin dhe radikalizmin islamik;
-           Janë popull që gjatë Luftës së Dytë Botërore i mori në mbrojtje hebrenjtë dhe nuk i dorëzoi gestapos gjermanëve asnjë hebre;
-          Çmojnë lartë qëndresën e Skënderbeut ndaj mësymjeve osmane;
-          Me pushtimin e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, shqiptarët ranë nën një sundim të egër;  
-          Çmojnë lartë figurën e heroit kombëtar – Gjergj Kastriotit;
-          Çmojnë lartë periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe rilindësit;
-          Çmojnë lartë Vlorën e vitit 1912;
-          Çmojnë lartë dijetarët gjermanë dhe austriakë të cilët, që nga Lajbnici deri më sot, u morën me studimin e vlerave kulturore shqiptare;
-          Janë shembull në botë, i harmonisë ndërfetare;
-          Çmojnë lartë flamurin kombëtar dhe himnin kombëtar;
-          Nuk njohin flamur tjetër pos shqipes me dy krerë;
-          Nuk njohin himn kombëtar tjetër përpos këtij që fillon me betimin për flamur;
-          Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën çlirimtare të saj;   
-          Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe luftën e 2001-shit;
-          Çmojnë lartë UÇPMB-në dhe luftën heroike të saj në Kosovën lindore (Preshevë, Bojanovc, Medvegjë);
-          Mbështetën ndërhyrjen ushtarake të NATO-së me në krye ShBA-në, kundër forcave pushtuese serbe në Kosovë dhe makinerisë ushtarake serbe në Serbi;
-          Mbështetën me luftë dhe sakrifica [lirimin e Kosovës;
-          Mbështetën me entuziazëm shpalljen e pavarësisë së Kosovës;
-          Vlerësojnë lartë simbolin e qëndresës kombëtare – Adem Dema[in;
-          Vlerësojnë figurën e Ibrahim Rugovës, si pjesë e historisë së [lirimit të Kosovës;
-          Çmojnë lartë komandantin legjendar Adem Jasharin dhe përulen para sakrificës së tij për lirinë e Kosovës;
*   *   *
-          Krenohen me nobelisten Nënë Terezë;
-          Çmojnë lartë figurën e Eqrem Çabejt, babait të gjuhës shqipe;
-          Çmojnë lartë shkrimtarin gjenial – Ismail Kadarenë, të përkthyer dhe të botuar në dhjetëra gjuhë të botës;
-          Vlerësojnë nobelistin Ferid Muratin;
-           I kanë dhënë skenës së teatrit evropian një aktor si Aleksandër Mojsiu; më të madhin aktor të historisë së kinematografisë amerikane në zhanrin e humorit -  Xhon Belushin; Odiseun shqiptar - Bekim Fehmiun;

*    *    *
-          Mbështesin bashkimin kombëtar;
-          Janë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon;
-          E dinë se rrethohen nga fqinj grabitqarë si Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, të cilat, me ndihmën e Rusisë, e kanë grabitur më tepër se gjysmën e territorit të tyre;
-          Nuk do të kenë marrëdhënie të mira me Serbinë dhe me Greqinë, derisa këto dy vende të mos e lajnë borxhin ndaj shqiptarëve;
-           Kundërshtojnë politikën antishqiptare të Rusisë dhe politikën proserbe të saj;
-          Nuk janë të drejtuar nga orienti, d.m.th. nga bota arabe apo persiane;
-          Nuk funksionojnë me sistem oriental të vlerave - arabe apo persiane;
-          I takojnë Evropës dhe janë pjesë e familjes së popujve të kontinentit;
-          Janë popull properëndimor.


Intervistë e rastësishme me Xhelal Zejnelin përmes trafikut të paparë në Tetovë
Posted by Tetova News on Saturday, December 12, 2015

Related

Opinione 2558179533679532758

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item