Shqipëria: Lider në reforma apo parajsë e trafikantëve terroristë

Nga Michael Leidig dhe Dominic Ponsford, PressGazette Ka pasur një debat të ndezur politik në Shqipëri pasi revista “The Economist” ...

Nga Michael Leidig dhe Dominic Ponsford,PressGazette

Ka pasur një debat të ndezur politik në Shqipëri pasi revista “The Economist” publikoi tetë faqe, duke e vlerësuar vendin si udhëheqës i reformave ekonomike në Ballkan.
Kjo erdhi në një kohë kur “Sunday People” e ekspozonte vendin si qendrën e terroristëve të lidhur me trafikun e drogës.
Reklama prej tetë faqesh në “The Economist” u përgatit nga Quantum Products dhe u publikua në versionin europian në print.
Ndërkohë që qeveria shqiptare pretendon se ka shpenzuar 150 mijë sterlina për përmbajtjen, opozita thotë se është trefishi i kësaj shume.
Në këtë publikim, Shqipëria përshkruhet si vendi që po udhëheq reformat në rajonin e Ballkanit. Aty ka intervista me anëtarë të ndryshëm të qeverisë shqiptare dhe pretendohet se vendi po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet turistike më popullore në Ballkanin Perëndimor.
Një titull: “Puna e padukshme e një zonje shumë elegante” shfaqet mbi një artikull për ministren e Zhvillimit Urban të vendit.
Kurse investigimi i “People” zbulon se grupi i quajtur Shteti Islamik në Shqipëri kontrollon një rrjet prej 4 miliardë sterlinash për rritjen e marijuanës dhe shitjen e saj jashtë vendit.
Ish- presidenti i vendit, Sali Berisha, ka vlerësuar raportimin e “People”, dhe sulmoi qeverinë për shpenzimet e bëra në “The Economist”.
Ai shkroi në Facebook: “Të dashur miq, kjo është një akuzë shumë serioze që bëhet nga e përditshmja britanike ‘Daily Mirror’ për vendin tonë”.
Deputetja e opozitës, Grida Duma, akuzoi kryeministrin shqiptar se ka shpenzuar paratë e taksapaguesve shqiptarë për të blerë tetë faqe reklamë në një prej revistave më të shtrenjta në botë.
“Ky është artikull i paguar, vërtetësia e të cilit nuk është e verifikuar nga revista, por nga reklamuesi”, tha ajo.
Qeveria mbrojti vendimin për të promovuar vendin, duke thënë se informacioni i botuar ka pasur mbështetjen e revistës.
“’The Economist’, si një prej revistave më prestigjioze, me një numër të lartë lexuesish në mbarë botën, nuk mund të publikojë informacione që nuk janë të vërteta ose nuk janë të verifikuara, ose që nuk janë shkruar prej gazetarëve të certifikuar prej tyre”.

Related

Top Lajm 3831839838307497585

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item