Shqipëri regjim hibrid! (Tri raporte ndërkombëtare)

A është Shqipëria një vend demokratik?! Në përpjekje e sipër, e ndërsa në botë zë vendin 81-t. Analiza e  “The Economist Intelligenc...


A është Shqipëria një vend demokratik?! Në përpjekje e sipër, e ndërsa në botë zë vendin 81-t.
Analiza e “The Economist Intelligence Unit” nga Britania, e rendit vendin tonë në këtë shkallë, ndërsa analizon 167 vende. Shqipëria ngjitet me 7 vende krahasuar me një vit më parë, megjithatë ende vendi ynë konsiderohet një “regjim hibrid”.
Instituti në fjalë i ndan me 4 kategori; Demokraci e plotë, Demokraci me defekte, Regjime hibrid dhe Autoritarizëm. Sipas raportit, Shqipëria dhe Bullgaria kanë arritur disa progrese të rëndësishme.
 “Shqipëria ka bërë disa përparime në vitin 2015 në reformimin e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, edhe pse progresi është duke mbetur pas nga grindjet politike ndërmjet qeverisë dhe opozitës”, thuhet në raportin e “The Economist Intelligence Unit”.
Në një raport, Freedom House, edhe këtë vit, Shqipëria cilësohet si një vend pjesërisht i lirë. Raporti është për vitin e shkuar. Edhe vendet e rajonit janë në këtë kategoria, përjashtuar Serbinë e cila përfshihet tek vendet e lira. Shqipëria ka të njëjtën shkallë vlerësimi, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi, në një sistem matës me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të madhe dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.
Ndërsa organizata ndërkombëtare Transparency International, që vëzhgon luftën ndaj korrupsionit, e rendit Shqipërinë në vendin 88-t, ndryshe nga një vit më parë kur ishte e 110-ta. Vendi ynë ka shënuar progres duke marrë 36 pikë. Raporti për “Treguesin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015”, në analizon 168 vende të botës. Me gjithë përparimin, Shqipëria dhe Kosova radhiten prapa vendeve të rajonit.
Në situatën më të mirë edhe sivjet është Danimarka e cila ka 91 pikë në një radhitje ku pikët zero shënojnë shkallën më të lartë të korrupsionit e ku radhiten Koreja e Veriut dhe Somalia që kanë nga tetë pikë. /Dita/

Related

Top Lajm 507315770001222965

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item