Shpiket mekanizmi për t’u vetëvrarë pa dhimbje

Një dizenjator nga Lituania ka shpikur një mekanizëm për t’i dhënë fund jetës. Në fakt, është fjala për një mekanizëm, i cili është en...


Një dizenjator nga Lituania ka shpikur një mekanizëm për t’i dhënë fund jetës. Në fakt, është fjala për një mekanizëm, i cili është ende projekt, pasi nuk është bërë ende realitet. Qëllimi i tij është t’u japë mundësinë njerëzve t’i japin fund jetës në një mënyrë euforike dhe pa ndier dhimbje. Mekanizmi u dedikohet të sëmurëve terminalë në vendet ku lejohet eutanazia.
Artisti lituanez, Julijonas Urbonas, thotë se kjo makinë do t’i bëjë njerëzit të largohen nga kjo botë “me eufori dhe kënaqësi”, por neurologët thonë se e vetmja gjë që ata do të provojnë në minutat e fundit do të jetë ndjesia e të vjellit.
Mekanizmi është i tillë që i bën njerëzit të zbresin në një gjatësi prej 500 metrash me shpejtësi 100 metër për sekondë.
“Kjo bën që gjaku të shtyhet drejt ekstremiteteve të poshtme dhe truri, duke mos qenë i furnizuar, të bllokohet. Kjo shkakton ndjenjën e euforisë”, thotë autori.
Zakonisht këtë përvojë e kalojnë pilotët për disa sekonda, por ata që do të përdorin mekanizmin do ta përjetojnë për rreth një minutë.
Por neurologët e kanë kundërshtuar këtë model, i cili sipas tyre sjell efekte të tjera. “E vetmja gjë që mund të përjetojnë ata që hipin në të është sikleti dhe ndjesia e të përzierit”, thonë ata.

Related

Kuriozitete 1163656199423287417

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item