Shkencëtarët japin të dhëna të reja: Ja si erdhi uji në tokë

Një studim i ri ka gjetur se një sasi e ujit që ndodhet në Tokë sot mund të ketë ardhur nga planeti i njohur me emrin Theia. Shkencëta...

Një studim i ri ka gjetur se një sasi e ujit që ndodhet në Tokë sot mund të ketë ardhur nga planeti i njohur me emrin Theia.
Shkencëtarët kanë zbuluar se goditja e planetit tonë me atë planet bëri që Hëna dhe Toka të fitojnë nivele pothuajse identike të izotopeve të oksigjenit.
Shumë teori sugjerojnë se Hëna u formua nga Theia, por studimi i ri sugjeron se kjo në fakt ishte një përzierje e dy planetëve që ndikoi në formimin e saj.
Dr. Edward Young, një gjeolog në Universitetin Los Angeles dhe kolegët e tij të cilët e kryen këtë studim, tha: “Matjet e reja të prezantuara këtu janë në përputhje me atë se Toka dhe Hëna kanë përmbajtje identike të Theia-së”.
Shkencëtarët krahasuan izotopet e oksigjenit me mostrat shkëmbore në Tokë. Shumica e planetëve në sistemin diellor kanë shenja të qarta të izotopeve të njëjta për shkak të mënyrës se si janë formuar.
Kështu, Toka dhe Hëna treguan shenja të ngjashme për shkak të mënyrës se si janë formuar ato.

Related

Shkencë 8940261424201919469

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item