Shijak, 150 banesa përmbyten nga lumi ‘Erzen’

Shijak, lumi ‘Erzen’ ka dalë nga shtrati në orët e vona të mbrëmjes. Lumi Erzen fillimisht ka përmbytur fshatin Sallmone duke përmbytu...


Shijak, lumi ‘Erzen’ ka dalë nga shtrati në orët e vona të mbrëmjes. Lumi Erzen fillimisht ka përmbytur fshatin Sallmone duke përmbytur dhjetëra banesa.
Fluksi i lumit Erzen ka qenë tepër i madh dhe prurjet e tij kanë vërshuar edhe në fshatin Baronetë, duke përmbytur banesa të tjera.
Shpërthimi i tretë i lumit Erzen ka ndodhur tek Ura e Shijakut duke përmbytur dhjetëra banesa të tjera në këtë zonë.
Për shpëtimin e banorëve kanë mbërrijnë forcat ushtarake për të kryer evakuuimin pasi rrezikohet jeta e banorëve.
Forcat e ushtrisë po ndërhyjnë me varka dhe gomone pasi situata është shumë e rëndë. Forcat policore janë në terren dhe janë duke asistuar në ngjarjen e krijuar.
Priten shtim forcash ushtarake nga reparti i Farkës për evakuimin e banorëve, sepse uji ka mbërritur në banesa në lartësi deri në 2 metra.
Banorët më herët kanë apeluar për ndihmë pasi i rrezikohet jeta, dhe kanë deklaruar se në banesa ka edhe persona të moshuar dhe të sëmurë.

Related

Kronika 8415706557906613622

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item