Sherr me armë për një femër në Korçë (VIDEO)

Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Don Gjon Buzuku, në lagjen num...


Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Don Gjon Buzuku, në lagjen numër 7, në afërsi të Radio Korçës.
Ora News ka siguruar momentin pas plagosjes, ku i riu ndodhet i shtrirë përtok, ndërkohë një ambulance merr të plagosurin dhe e dërgon në spital.
Sipas policisë, i plagosur  është shtetasi Aleksander Beshiri rreth 25 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital me plagë në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka kapuar   autorin e ngjarjes, Kristi Oranlli rreth 30 vjeç, të cilin  e ka shoqëruar në ambjentet e komisariatit për veprime të mëtejshme.
Raportohet se shkak i përplasjes, ka qenë një femër.

Related

Kronika 1656919363640176895

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item