Shërbimi Informativ Gjerman: Terrori kërcënon Perëndimin më shumë se në 2001

Shërbimi Informativ Gjerman (BND), sipas burimeve qeveritare ka pikturuar një tabllo të errët të kërcënimit nga terrorizmi islamik. Në...


Shërbimi Informativ Gjerman (BND), sipas burimeve qeveritare ka pikturuar një tabllo të errët të kërcënimit nga terrorizmi islamik. Në analizat e Shërbimit Informativ Gjerman, thuhet në bazë të informacioneve të NDR, WDR dhe Süddeutsche Zeitung se gjendja për “bashkësinë perëndimore të shteteve sot është pakrasueshmërisht më e rrezikshme” se në vitin 2001, vitin e atentateve në New York dhe në Uashington.
Zona e destabilizimit në fqinjësi direkte
“Zona e destabilizimit” është zhvendosur nga “Hindukushi në fqinjësi të drejtpërdrejtë të Evropës”, analizon Shërbimi Informativ Gjerman gjendjen. Numri i vullnetarëve për akte terroriste nga Perëndimi i kalon “të gjitha dimensionet e njohura.” Milicia terroriste “Shteti Islamik” është ndërkohë e pranishme në 30 vende dhe ka një interes vital ndaj “Failed States”, shteteve të dështuara. Shteti Islamik kërkon tani, si më parë rrjeti terrorist i Al Kaidas, edhe “luftën e drejtpërdrejtë” me Perëndimin.
IS kërkon ta detyrojë Perëndimin në misione ushtarake
Këtë ndryshim strategjie milicia terroriste e deklaroi që në shtator. Në mënyrë të qëllimshme Shteti Islamik përpiqet që atëherë me atentate “që ta përcjellë dhunën e tij në atdheun e forcave të armatosura që e luftojnë atë”. Në dallim nga ajo që besohet gjerësisht se me ndihmën e atentateve Shteti Islamik përpiqet ta mbajë Perëndimin larg një ndërhyrjeje ushtarake, në të vërtetë Shteti Islamik mezi e pret një ndërhyrje të tillë. Perëndimi synohet “që gati të detyrohet të ndërhyjë ushtarakisht në rajon”.
Në plan afatgjatë, thotë analiza e Shërbimit Informativ Gjerman (BND) zgjidhjen e problemit nuk do ta sjellë vetëm angazhimi i ushtrisë. Ideologjisë xhihadiste i duhet hequr baza, thotë BND.
DW

Related

Top Lajm 2089774408461513404

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item