Shengeni pranë kolapsit, Tusk: 2 muaj kohë për ta shpëtuar

Shengeni mund të dështojë pas dy muajsh... Parlajmërimi vjen nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk i cili tha të martën në Pa...


Shengeni mund të dështojë pas dy muajsh... Parlajmërimi vjen nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk i cili tha të martën në Parlamentin Europian se shtetet anëtare kanë në dispozicion jo më shumë se 2 muaj për të menaxhuar krizën e refugjatëve. 

Dështimi sipas tij, mund të rezultojë në kolapsin e traktatit për lëvizjen e lirë, të Shengenit.

“Ndaj të njëjtin mendim të shprehur nga kryeministri holandez Mark Rutte se nuk kemi më shumë se 2 muaj kohë për të vënë situatën nën kontroll. Statistikat pas periudhës së Krishtlindjeve nuk janë inkurajuese me rreth 2 mijë emigrantë të ardhur në ditë në vendet e BE...Këshilli Europian i muajit mars do të jetë momenti i fundit për të parë nëse strategjia jonë do të funksionojë. Nëse jo, do të përballemi me pasoja të rënda të tilla si kolapsi i Shengenit", tha Tusk.

Tusk tha gjithashtu se BE mund të "dështojë si projekt politik", nëse blloku me 28 anëtarë nuk do të kontrollojë si duhet kufijtë e tij të jashtëm. BE po lufton për të menaxhuar krizën e më shumë se një milion refugjatëve, shumica e të cilëve kërkuan azil në Gjermani.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier u tha gazetarëve të huaj të martën, se mbyllja e kufijve të vendit me popullatën më të madhe të BE nuk do ta zgjidhë krizën e refugjatëve. Me këtë Steinmeier reagoi ndaj një letre të disa zyrtarëve gjermanë që kërkojnë marrjen e masave të tilla.
"Unë ju garantoj që një zgjidhje e krizës nuk do të arrihet duke mbyllur kufijtë", pohoi ai. Ministri i Jashtëm gjerman shtoi se rruga e vetme për të trajtuar valën e migrimit është zbatimi si duhet i programit të rishpërndarjes së refugjatëve, duke siguruar njëkohësisht edhe kufijtë e jashtëm.

Politikanët gjermanë po përballen me presion më të madh për ta menaxhuar krizën pas sulmeve  të Vitit të Ri në Këln, të cilat vunë në shënjestër gratë e që sipas njoftimeve u kryen nga refugjatë afrikanoveriorë.

Sulmet e nëntorit në Paris, të cilat u morën jetën 130 vetëve kanë krijuar gjithashtu frikëra se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe brenda në Gjermani. Kjo pas vërshimit të refugjatëve nga vende ku vepron "Shteti Islamik".

Related

Top Lajm 2424147968013874667

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item