SHBA, Obama do të mbajë fjalimin e fundit para kombit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mban sot fjalimin e fundit drejtuar kombit. Këshilltarët e tij thonë se presidenti...


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mban sot fjalimin e fundit drejtuar kombit.
Këshilltarët e tij thonë se presidenti do të listojë arritjet e tij gjatë shtatë viteve në detyrë dhe më pas do të ofrojë një vlerësim optimist për të ardhmen e vendit.
Obama pritet të vlerësojë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe marrëdhëniet e përmirësuara midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.
Ai pritet t’i bëjë thirrje Kongresit që të mbështesë reformën e drejtësisë penale, si dhe të mbyllë burgun ushtarak të SHBA-së në Guantanamo.
Obama po ashtu pritet të diskutojë luftën amerikane kundër grupit militant Shteti Islamik.
Ky është fjalimi i fundit i Obamës drejtuar kombit, pasi zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen këtë nëntor.
Si zakonisht, zonja e parë Michelle Obama do të presë njerëzit në zonën e akomodimit, gjatë fjalimit që reflekton prioritetet e presidentit.
Të ftuarit e këtij viti përfshijnë shefin ekzekutiv të Microsoftit, Satya Nadella, dhe një refugjat sirian që tani jeton në Miçigan.

Related

Bota 8991510364687753795

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item