SHBA falënderon Iranin për lirimin e ushtarëve

Shtetet e Bashkuara falenderuan Iranin për lirimin e shpejtë të 10 marinarëve të kapur në ujërat e tij territoriale. Sekretari i Shtetit...


Shtetet e Bashkuara falenderuan Iranin për lirimin e shpejtë të 10 marinarëve të kapur në ujërat e tij territoriale.

Sekretari i Shtetit, John Kerry tha se lirimi i ushtarëve dhe zgjidhja e këtij problemi në kohë rekord është shenjë e qartë e rolit kyç të diplomacisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Të tilla situata, nëse nuk trajtohen ashtu siç duhet kanë mundësinë të na dalin jashtë kontrollit. Kjo çështje u zgjidh paqësisht dhe zyrtarisht dhe është një provë e qartë për rolin kyç të diplomacisë në ruajtjen e vendit tonë të sigurtë dhe të fortë”, tha Kerry.

Megjithatë, incidenti ka shkaktuar reagimin e republikanëve. Kandidatët presidencialë nga radhët e tyre, si Jeb Bush, Donald Trump dhe Marco Rubio kanë kritikuar administratën Obama për menaxhimin e situatës.

“Irani po teston kufijtë e kësaj administrate”, tha Marco Rubio.

“Politika e jashtme e dobët e Barack Obama-s ndaj Iranit u zhvesh sërish”, ka shkruar në Twitter, Jeb Bush.

Ndërkohë, Donald Trump u tregua akoma më i ashpër. Ai tha se Irani po luan me Shtetet e Bashkuara.

Marinarët amerikanë, 9 burra dhe një grua u kapën në afërsi të ishullit Farsi, në ujërat territoriale iraniane, ku Teherani ka një bazë detare.

Sipas analistëve ndërkombëtarë, nëse nuk do të ishte zgjidhur me shpejtësi, incidenti mund të minonte zbatimin e marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit, i nënshkruar në muajt e verës së vitit të kaluar pas bisedimeve të gjata e të lodhshme.

Marrëveshja ka kundërshtarë konservatorët në të dyja vendet, si në Teheran ashtu edhe në Uashington./tch



Kur iranianët arrestojnë marinsat amerikanë!Pamje nga arrestimi, marrja në pyetje dhe trajtimi i tyre!
Posted by Tetova News on Wednesday, January 13, 2016

Related

Bota 5182879070062987139

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item