Sekretet e 51 super ushqimeve për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme

Nga Amanda MacMillan Health.com Ha, pi dhe jeto më gjatë. Disa gjëra në jetë, dhe se si ne i përdorim janë jashtë kontrollit tonë. P...

Nga Amanda MacMillan
Health.com

Ha, pi dhe jeto më gjatë. Disa gjëra në jetë, dhe se si ne i përdorim janë jashtë kontrollit tonë. Por në kërkimet shkencore ushqimore që janë bërë, si dhe në të dhënat e mbledhura nga njerëzit në vitet 90’ dhe më tej, tregojnë se çfarë, kur dhe mënyra se si ne hamë ka një ndikim të madh në jetëgjatësinë tonë. Dëshironi të hani për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme? Ja disa nga këshillat e papritura më bindëse:
1.    Brokoli, rrushi dhe sallatrat
Do ta fillojmë me konsensus shkencor: Një dietë e pasur me fruta dhe perime të pasur me vlera ushqyese dhe me kalori të pakta, është dieta më e mirë për një jetë të gjatë. Doni specifikime? Konsumoni më shumë brokoli, rrush dhe sallatë. Hulumtuesit kanë zbuluar në këto tre ushqime përfitime ekstra për një jetë më të gjatë.
2.    Manaferrat
Këto fruta me përmasa të vogla janë të pasura plot me antioksidantë. Ato shërbejnë për sistemin imunitar dhe luftojnë sëmundjet jetë-kërcënuese. Një studim i vitit 2012 nga Universiteti Harvardit arriti në përfundimin se të paktën një racion me manaferra ose dy racione me luleshtrydhe çdo javë ndihmon në rritjen shëndetshëm.
3.    Hudhra
Në Pensilvani, Nancy Fisher, 107 vjeç, ia atribuon jetën e saj të gjatë besimit dhe pasionit që kishte për hudhrën. Studimet kanë vërtetuar se elementët që përmban hudhra mund të ndalojnë formimin e kimikateve kancerogjene në trup, dhe femrat që konsumojnë më shumë hudhra kanë rrezik më të ulët ndaj kancereve në zorrën e trashë.
4.    Vaji i ullirit
Është po aq i shijshëm sa edhe i shëndetshëm. Ky produkt është i njohur për ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe për përfitimet e jetëgjatësisë. Studimet gjithashtu tregojnë se vaji i ullirit mund të jetë i lidhur edhe me shëndetin e trurit dhe parandalimin e kancerit. Duhet të paktën të konsumojmë 2 lugë gjelle me vaj ulliri në ditë.
5.    Lakra kineze
Studimet sugjerojnë se perimet si lakra kineze përmbajnë vlera ushqimore: fibra, vitaminë C që na ndihmojnë të shmangim vdekjen. Kjo edhe në rastet kur njerëzit janë në rrezik. Një studim nga Universiteti Vanderbilt zbuloi se të mbijetuarit me kancer gjiri në Shangai që konsumonin më shumë këtë lloj lakre, rrezikonin më pak përsëritjen e kancerit.
6.    Avokado
Si të parandalojmë sëmundjet e zemrës, vrasësin më të madh në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të fundit të bërë nga Qendra Kombëtare e Statistikave Shëndetësore? Konsumoni më shumë ushqime që mbajnë zemrën shëndetshëm, si avokado dhe ushqime të tjera në listë dhe përmirësoni mundësitë për një jetë më të gjatë. Avokadot mund të reduktojnë kolesterolin e keq LDL dhe të rrisin sasinë e kolesterolit të mirë HDL. Avokadot ndihmojnë trupin tuaj të thithë vitaminat që përmirësojnë shëndetin e zemrës si betakaroten dhe likopen.
7.    Domatet
Likopen është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme në luftën kundër kancerit – shkaktari i dytë i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara. Dhe nuk ka një burim më të mirë se sa domatet e kuqe. T’i konsumoni ato të gatuara, salcë makaronash ose supë domateje rrit sasinë e karotenoideve anti-kancerogjene që trupi arrin të thithë.
8.    Fasulet
A janë fasulet të mira për jetën tonë? Në vitin 2004 në një studim të kryer tek të moshuarit në Australi, Japoni, Suedi dhe Greqi, kërkuesit zbuluan se pjesëmarrësit kishin një reduktim 7% dhe 8% të vdekjes për çdo 20 gramë fasulesh të konsumuara në ditë. Një dietë e pasur me fasule dhe bishtaja rrit nivelin e acidit yndyror në trup, që mund të mbrojë kundra zhvillimit të kancerit. Ky studim u bë në Universitetin e Miçiganit.
9.    Gruri dhe farat
Konsumimi i fibrave – veçanërisht nëpërmjet bukës së rafinuar – mund të ulë rrezikun e vdekjes me 22% sipas një studimi të publikuar në Arkivat Mjekësore në vitin 2011. Ekspertët thonë se fibra mbron nga sëmundjet e zemrës, diabetit, disa lloje kanceresh dhe obezitetit. Ajo mund të ulë edhe kolesterolin, sheqerin në gjak, dhe presionin e gjakut.
10.    Pijet alkoolike, në sasi të pakët
Disa studime kanë sugjeruari se sasia e pakët dhe e kontrolluar e alkoolit – jo më shumë se dy gota në ditë për meshkujt dhe një gotë për femrat – mund të ketë benefite për shëndetin e zemrës. Ata që konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar  kanë tendencën të jetojnë më shumë. Një studim i Shkollës Mjekësore të Harvardit në vitin 2012 zbuloi se të pirit në mënyrë të moderuar mund të ulë rrezikun e vdekjes së një mashkulli deri në 20 vjet pas një ataku në zemër.
11.    Jo pije alkoolike
Nëse doni një këshillë të dorës së parë për jetëgjatësinë dëgjoni Tomoji Tanabe-n. Burri më i vjetër në botë nga viti 2007 deri në vitin 2009 kur vdiq në moshën 113 vjeçare shpesh u thoshte intervistuesve se çelësi i jetëgjatësisë së tij ishte mos përdorimi i alkoolit. Ushqimet e preferuara të Tanabes ishin suprat me molusqe dhe karkaleca të skuqur. Ai gjithashtu konsumonte qumësht çdo ditë.
12.    Një gotë uiski mjafton…
Raymonde dhe Lucienne Watterlade, që ishin të certifikuar si binjakët më të vjetër në botë në vitin 2011 në moshën 98 vjeçare, thonë se pija që ato kanë zgjedhur të përdorin i bën ata të ndjehen më të rinj. Motrat Watterlade që bënin pjesë në skuadrën franceze të gjimnastikës në vitin 1930, gjithashtu i akreditojnë shëndetin e mirë dhe ushtrimeve fizike të rregullta.
13.    Çaji kinez ‘Pu-erh’
Një sistem i fortë imunitar është një pjesë e rëndësishme e të jetuar gjatë, dhe për këtë janë të nevojshme shumë antioksidantë anti-sëmundje. Eksperti i të ushqyerit Frances Largeman betohet se çaji kinez Pu-erh – një lloj çaji shumë i pasur me antioksidantë – luan një rol thelbësor në jetëgjatësi. Ky çaj këshillohet të shërbehet me limon dhe mjaltë.
14.    Kafja
Në prill, 106-vjeçarja Ethel Engstrom tha në lajme se ajo qëndron e shëndetshme sepse ushqehet mirë dhe pi 12 filxhanë kafe të zezë në ditë. Megjithatë juve nuk do t’ju nevojiten aq shumë për të shmangur vdekjen. Një studim i vitit 2008 i bërë nga hulumtuesit e Universitetit të Harvardit zbuloi se, në krahasim me ata që nuk konsumonin kafe, gratë kishin një rrezik më të ulët me 18% nëse pinin të paktën 2-3 filxhanë në ditë, dhe 26% nëse pinin 4-5 filxhanë në ditë. Këtë teori e mbështet edhe një studim i vitit 2012 nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.
15.    Çokollata
Hani çokollatë, dhe shtojini një vit jetës suaj. Ata që konsumojnë sasi modeste të çokollatës të paktën tre herë në muaj jetojnë një vit më gjatë se ata që nuk e bënin këtë gjë. Ky përfundim u arrit në një studim që shkolla e Harvardit i bëri 8000 personave. Një studim tjetër i bërë në vitin 2009 nga Instituti i Stokholmit, tregoi se pacientët që i kishin mbijetuar një ataku në zemër kishin shumë pak gjasa të vdisnin në tetë vitet e ardhshme nëse ata konsumonin çokollatë të paktën një herë në javë. Llojet e tjera të karameleve nuk është se kanë të njëjtin efekt në jetëgjatësi ashtu si çokollata. Është e rekomandueshme çokollata e zezë.
16.    Më pak mish të kuq
Të jesh vegjetarianë disa herë në javë mund të zgjasë jetën tuaj. Njerëzit që konsumojnë mish të kuq çdo ditë kanë rrezik më të madh të vdesin 10 vjet më përpara se ata që e konsumojnë më pak këtë produkt. Sipas studimit të vitit 2009 nga Universiteti i Karolinës së Veriut mishi i përpunuar është përgjegjës për shkurtimin e jetës.
17.    Më shumë mish të bardhë
Në të njëjtin studim u zbulua se njerëzit që konsumonin mish të bardhë pule, gjeli deti ose peshku rrezikonin më pak vdekjen.
18.    Më shumë fruta të thata
Një tjetër studim i fundit nga Universtiteti i Harvardit, arriti në përfundimin se konsumimi i mishit të kuq është i lidhur me rrezikun e lartë të vdekjes nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe të gjitha llojet e shkaqeve. Megjithatë në bazë të këtij studimi u gjetën ato ushqime që mund ta zëvendësonin mishin e kuq dhe pasojat e tij. Peshku, frutat e thata dhe bishtajat zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së një personi gjatë moshës së mesme me 19%.
19.    Misër, fasule dhe mish derri
Hani si një banor i Kosta Rikës dhe do rritni mundësitë për të jetuar më gjatë dhe në mënyrë të shëndetshme. Një 60-vjeçar nga Kosta Rika ka më shumë shanse për të mbërritur moshën 90 vjeç në krahasim me ata të Shteteve të Bashkuara, Francës madje edhe të Japonisë sipas autorit Dan Buettner dhe kërkimeve të tij në mbarë botën. Banorët e Kosta Rikës kanë një jetë tepër aktive dhe një etikë të fortë punë, thotë ai. Gjithashtu dietat e tyre të pasura me misër, fasule, perime kopshti dhe fruta janë shumë të dobishme.
20.    Prodhimet e kuqe
Kur bie fjala për mishin e kuq, padyshim që duhet larguar nga dieta, por nuk vlen e njëjta gjë për ushqimet bimore me të njëjtën ngjyrë. Konsumimi i frutave dhe perimeve me ngjyra të shndritshme është një mënyrë e mirë për marrjen e një përzierje të mirë lëndësh ushqyese. Ekspertët thonë se veçanërisht frutat dhe perimet e kuqe, na ndihmojnë të qëndrojmë të rinj. Lakra e kuqe është kundra kancerit dhe sëmundjeve të trurit, lëngu i panxharit të kuq ul presionin e gjakut dhe domatet mbajnë kolesterolin në nivel të ulët.
21.    Bananet
Atleti më i vjetër në botë vazhdon të jetë i fortë edhe në moshën 91-vjeçare. Kohët e fundit ai përfundoi garën e tij  të 41-të. Arthur Gilbert, nga Anglia, thotë se ai ndjek një dietë të balancuar frutash dhe perimesh – dhe ka një dashuri të veçantë për bananet.
22.     Peshku
Salmoni, toni dhe lloje të tjera peshqish mund të ndihmojnë pacientët me sëmundje zemre të jetojnë më gjatë. Studimet kanë treguar se acidi yndyror omega 3 që ato përmbajnë lufton inflamacionin e rrezikshëm që dëmton ADN tonë. Një studim i 2009-s i bërë nga Universiteti i Hauait zbuloi se ata që konsumonin peshkun e pjekur ose të zier, në krahasim me ata që konsumonin peshkun e skuqur, ulnin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 23%.
23.    Ushqimet organike
Ndërsa shumica e ekspertëve thonë se ushqimet organike kanë të njëjtën lëndë ushqyese me homologët e tyre të rritur konvecionalisht, studimet kanë treguar që ushqimet organike kanë më shumë vitamina dhe minerale. Studimi i vitit 2011 nga Universiteti i Njukasëllit në Angli sugjeroi se pikërisht këto lëndë ushqyese (vitamina dhe mineralet) ndihmojnë në zgjatjen e mesatares së jetëgjatësisë. Ushqimet e rritura pa pesticide kanë nivele me të larta vitamine C dhe antioksidantësh të sistemit imunitar.
24.    Konsumoni të gjithë pjatën, përveç kafshatës së fundit
Lini pak në pjatë pas çdo vakti nëse dëshironi të jetoni deri në 100 vjeç, sugjeron autori Dan Buettner, që merret me studime në të gjithë botën, aty ku njerëzit kanë tendencën të jetojnë më gjatë dhe në mënyrë më të shëndetshme. Në kulturën japoneze, thotë ai, njerëzit mbarojnë së ngrëni nëse ndihen 80% plot – një praktikë që e ka ndihmuar vendin të fitojë vendin e parë në listën e njerëzve më të vjetër të botës.
25.    Dy vakte në ditë
Walter Breuning nga Montasa ishte njeriu më i vjetër në botë kur vdiq në vitin 2011 në moshën 114 vjeçare. Ai ia atribuoi jetëgjatësinë e tij ngrënies së vetëm dy vakteve në ditë, raportoi Daily Mail, sepse sipas tij kaq ishte e nevojshme. “Unë mendoj se duhet të largoheni nga tavolina kur të jeni akoma të uritur,” tha Breuning për USA Today në vitin 2009. Breuning konstatoi se konsumonte një mëngjes të bollshëm dhe drekën çdo ditë, duke anashkaluar darkën. “Pini shumë ujë, dhe hani shumë fruta”.
26.    …ose më pak se dy vakte…
Disa njerëz janë të gatshëm të shkojnë edhe më tej me dëshirën e tyre për rini të përjetshme. Studimet kanë treguar se kafshët jetojnë më gjatë nëse ata hanë vetëm një herë në ditë, dhe një program dietor e ka përqafuar këtë ide. Kjo lloj diete është e pasigurtë për t’u ndjekur nga njerëz me sëmundje kronike. Kërkimet nga Universiteti i Uashingtonit gjithashtu zbuloi se njerëzit që kufizojnë kaloritë e tyre kanë më pak temperaturë – një tregues që trupi i tyre funksionon në mënyrën më efikase të mundur.
27.    Dieta japoneze
Peshku, djathi krudo, bizelet dhe perimet janë prodhime të dietës tradicionale japoneze. Japonezët njihen si populli më jetëgjatë në botë. Banorët e Okinaëa-s konsumojnë 60-120 gramë sojë në ditë, në krahasime me zero gramë që konsumojnë amerikanët. Shumë ekspertë besojnë se ndjekja e stilit japonez në të ngrënë ka benefite jetëgjatësie. Një titull libri thotë : “ Gratë japoneze nuk vjetërohen dhe as nuk shëndoshen”.
28.    Dieta Mesdhetare
Yndyrnat e shëndetshme nga peshku, vaji i ullirit dhe frutat e thata së bashku me frutat, perimet dhe një sasi të moderuar vere përbëjnë dietën mesdhetare popullore në Greqi dhe Itali. Ky kombinim është i lidhur me studimet për një jetë më të gjatë, shëndetin e zemrës, gjasat më të pakta për kancer, obezitet dhe sëmundjen Alzheimer. Kulturat mesdhetare gjithashtu kanë tendencën ta trajtonin vaktin e tyre po aq të rëndësishëm sa dhe një event i rëndësishëm social.
29.    Dieta Nordike
E njohur gjithashtu si Dieta Viking ose Dieta Skandinave, ky plan ushqimore fokusohet në prodhimet e kuzhinës nordike : lakër, bukë thekre, rrënjë perimesh, bollgur dhe peshk. Një studim 12-vjeçar zbuloi se udhëzimet e dietës tradicionale nordike, e ulnin rrezikun e vdekjes 4-6 %.
30.    Gatimi në shtëpi
Nëse çdo gjë tjetër dështon, gatimi në shtëpi mund të jetë biletë për një jetë më të gjatë. Një studim i 2012-s nga Universiteti i Kembrixhit zbuloi se njerëzit që gatuajnë të paktën 5 herë në javë kanë 47% shanse për të jetuar 10 vjet më shumë.
31.    Pica pikante
Vetëm se ushqimi juaj i preferuar nuk është në listë nuk do të thotë se do të jetoni më pak. Merrni shembull Motrën Ceciclia Adorni, në Konektikat, që vdiq në vitin 2011 në moshën 103-vjeçare. Në festën e ditëlindjes së saj, atë vit, bashkëpunuesit e saj thanë se Adorni mund të hante aq pica pikante sa ishin në tavolinë.
32. Portokallet
Portokallet përshpejtojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë që të digjni shumë kalori. Ky frut ju ndihmon që të ndiheni të ngopur më shpejt dhe për një kohë më të gjatë me pak kalori. Portokallet gjithashtu janë të pasur me fibra që ju ndihmojnë të keni nivele të duhura të glukozës në gjak.
33. Drithërat
Përveçse ulin rrezikun e sëmundjeve kronike, janë shumë të rëndësishme për rënien në peshë pasi kërkojnë më shumë kohë për tu tretur ndaj duke bërë që të mos ndiheni të uritur për një kohë të gjatë. Drithërat janë të pasura me vitamina të ndryshme, minerale dhe karbohidrate.
34. Shtatë përbërësit e dëmshëm të ushqimeve
Më shumë se 3000 lloje ushqimesh  përmbajnë përbërës të cilët nuk na bëjnë mirë. Doktori amerikan Mercola, ka publikuar në faqen e tij në internet shtatë llojet e përbërësve në ushqime të cilët janë të dëmshëm për trupin e njeriut.
1. Sheqeri artificial
Eksperimentet e ndryshme kanë zbuluar se sheqeri artificial që përdoret nga diabetikët, por edhe personat të cilët duan të ruajnë linjat e tyre trupore është i dëmshëm. Përdorimi i tij, pavarësisht se mund të ketë më pak kalori, sjell rritje të oreksit e si pasojë edhe mbipeshë. Përveç kësaj përdorimi i sheqerit artificial me kalimin e kohës bëhet burim i sëmundjeve inflamatore të zorrëve, pengesë për qarkullimin e gjakut në tru, si dhe krijim të celulitit.
2. Yndyrnat e tepërta
Pavarësisht se konsumimi i tepruar i yndrynave tashmë është i njohur për problemet që i shkakton organizmit të njeriut, duhet theksuar se studimet kanë vërtetuar se problemet kryesore që ky konsumim sjell janë kanceri, diabeti, funksionim të zvogëluar imunitar si dhe probleme me riprodhimin.
3. Shijet artificial
Është alarmant fakti se kur konsumoni një produkt  i cili nuk është bio, konsumatorët nuk e dinë se çfarë disavantazhesh ka kjo. Vetëm një lëng luleshtrydhesh artificiale përmban rreth 50 përbërës kimik të cilat e shkatërrojnë gradualisht organizimin. Nëse konsumimi i produkteve artificiale është i tepruar, pasojat në tru do të jenë të parat që do të shfaqen.
4. Përdorimi i kripës në tepri
Pavarësisht shijes më të mirë të ushqimeve, kripa është e këshillueshme të përdoret pak ose të shmanget. Përdorimi i kripës në tepri bëhet shkak i sëmundjeve nervore, ulje të përqindjes së shikimit dhe pankreasit.
5. Ngjyruesit artificial
Prodhuesit e ushqimeve në botë  hedhin mesatarish rreth 15.000.000 lloje ushqimesh në treg të cilat përmbajnë ngjyrues artificial. Në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, shitja e këtyre produkteve shoqërohet me etiketim se përmbajnë ngjyrues jo natyral e mund të sjellin pasoja negative. Përdorimi i këtyre produkteve sjell kryesisht probleme shëndetësore tek fëmijët e studiuesit rekomandojmë shmangien e tyre totale.
6. Shurupët
Përdorimi i tyre pavarësisht se mund të sjellë përmirësim momental të shëndetit, ndikon negativisht në organizmin tuaj. Përmbajtja e tepërt e sheqerit mund të shkaktojë diabetin dhe probleme serioze në mëlçi.
7. Ruajtësit e ushqimeve
Sa me shumë të përdoren  objekte për ruajtjen e ushqimeve, aq me e dëmshme është për organizmin. Rekomandohet që për ushqimet të shmangen ruajtjet në çfarëdolloj ambientesh dhe të konsumohen të freskëta.
35. Ushqimet me fibra parandalojnë vdekjen
Ky është përfundimi i një studimi të një grupi shkencëtarësh amerikanë, që është botuar edhe në Revistën Britanike të Mjekësisë. Pacientët që i kanë mbijetuar një infarkti kanë shanse të mira të jetojnë edhe pas 9 vjetësh nëse ndjekin një dietë rigoroze ushqimore të pasur me fibra. Për të arritur në këtë përfundim, ata konsultuan të dhënat e dy studimeve të mëparshme, ku përfusheshin më shumë se 4 mijë pacientë, burra e gra. 1 në 5 persona të këtij grupi kishte 25% shanse më shumë për të jetuar, pas konsumit të rregullt të ushqimeve me fibra. Sipas studimit, rritja me 10 gramë çdo ditë e dietës me fibra ul me 15% rrezikun e vdekjes, sepse këta përbërës ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e tension të gjakut dhe uljen e kolesterolit. Për të shtuar fibrat në dietë çdo njëri prej nesh e ka të thjeshtë të zgjedhë për të konsumuar vetëm bukë gruri të zezë; apo përzjerien e drithërave në mëngjes; fruta të tilla si banania dhe molla; karotat dhe patatet. Shkencëtarët rekomandojnë të përdorim deri në 38 gramë fibra ushqimore në ditë. Një dietë që përmban fare pak fibra, ndikon negativisht në sëmundjen e zorrëve – për shembull në stimulimin e kancerit në këtë organ, por edhe te zemra.
36. Luleshtrydhet të dobishme për lëkurën dhe zemrën
Përveç shijes, luleshtrydhet janë fruta me pak kalori, me aromë të pakrahasueshme dhe shumë të dobishme për organizmin. Zbuloni se  cilat janë përparësitë dhe  përfitimet  që luleshtrydhet i sjellin organizimit. Studiuesit kanë zbuluar se, luleshtrydhet janë një burim i pazëvendësueshëm kaliumi dhe fibrash, të domosdoshme për shëndetin. Luleshtrydhet kurojnë ulcerat gastrite dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet ultraviolet apo rrezatimet UVA, që janë një shqetësim kryesor jo vetëm për lëkurën por edhe për sytë. Luleshtrydhet kanë një ndikim të madh edhe në uljen e kolesterolit të “keq” ose siç njihet ndryshe LDL, i cili mund të shkaktojë hipertension dhe sëmundje të zemrës. Konsumoni në mënyrë sa më të ekuilibruar luleshtrydhe dhe keni gjetur ilaçin e duhur për shumë sëmundje.
37. Limoni zëvendëson shumë produkte kozmetike
Limoni fare mirë mund të zëvendësojë disa produkte kozmetike për bukurinë e lëkurës dhe të flokëve. Sa i përket fytyrës, acidi citrik që përmban limoni depërton me lehtësi tek poret, duke hequr në këtë mënyrë yndyrën e tepërt, njollat apo dhe qelizat e vdekura, duke mundësuar një lëkurë të ndritshme dhe mbi të gjitha të shëndetshme. Ndërsa sa i përket efekteve të limonit tek flokët, acidet e limonit janë të pazëvendësueshme për pastrimin e kokës, duke reduktuar edhe zbokthin. Për pastrimin e thellë të fytyrës, mjafton vetëm të përzini jogurtin natyral me lëngun e limonit dhe ta aplikoni në fytyrë për pak minuta, duke shmangur zonën rreth syve. Rezultati nuk do t’ju zhgënjej. Për pastrimin e kokës dhe për shëndetin e flokëve, kombinoni gjysmë filxhani vaj ulliri me gjysmë filxhani mjaltë dhe lëng limoni. Pasi të keni larë kokën me shampo, bëjini kokës një masazh me këtë përzierje për 30 minuta. Ndërsa për flokë të yndyrshëm, duhet shmangur vaji i ullirit dhe mjalti dhe të zëvendësohen më ujë.
38. Erëzat
Erëzat përveçse na e bëjnë shumë të shijshëm ushqimin, gjithashtu shërbejnë dhe si anti-inflamator. Borziloku, rigoni dhe rozmarina janë anti-kancer.
39. Qumështi
Konsumi i rregullt i qumështit dhe kosit mbron trupin nga infeksionet e zorrëve dhe rrit sistemin imunitar. Studimet paraprake tregojnë efektivitetin e qumështit dhe nën produkteve të tij në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.
40. Lakrat
Lakrat dhe perimet në përgjithësi janë një mburojë e vërtetë kundër kancerit. Në veçanti, veprimi i tyre parandalues ​​lidhet me kancerin e fshikëzës, gjirit, kancerit të mushkërive dhe kancerit të prostatës.
41. Qepa
Ashtu si hudhra dhe lakrat që përmbajnë squfur që neutralizojnë rritjen e qelizave të kancerit, edhe qepa ka përbërës kundër kancerit, por gjithmonë duhet prerë në feta.
42. Soja
Studime të shumta kanë treguar se 50 gram konsum soje në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit. Shërben kundër kancerit që krijohet nga hormonet, e për këtë arsye këshillohet të konsumohet që në moshë të vogël.
43. Vera e kuqe
Me një gotë verë të kuqe, dhe jo më shumë, ju mund të merrni një mori rezultatesh të mira. Vera e kuqe ndihmon në parandalimin e kancerit, në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe degjenerimin e qelizave të trurit.
44. Arrat braziliane
Arrat braziliane janë një minierë seleniumi, një mineral thelbësor për shëndetin. Mjafton vetëm një sasi e vogël seleniumi për të siguruar antioksidantë të fuqishëm për të reduktuar rrezikun e kancerit në prostatë. Të konsumoni një grusht arrash vetëm dy herë në javë i keni kursyer vetes një rrezik të zhvillimit të një prej formave më vdekjeprurëse të kancerit.
45. Kërpudhat
Përveçse të shijshme kanë edhe efekte kurimi, kërpudhat përmbajnë një antioksidant të fuqishëm që mbron qelizat e gjithë trupit. Kërpudha e quajtur Maitake është në gjendje të kurojë kancerin në prostatë.
46. Shega
Është e  pasur me antioksidantë  të dobishëm për shëndetin e prostatës. Studimet tregojnë se shega mund të ngadalësojë prodhimin e qelizave të kancerit në prostatë. Nëse e konsideroni “sfidë” ngrënien e shegës atëherë konsumojeni atë në versionin lëng.
47. Farat e kungullit
Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur, sepse përmban antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene. Farat e kungullit ofrojnë përfitime unike për shëndetin dhe ka mijëra vjet që përdoren për qëllime mjekësore.
48. Kastravecat
Kastravecat janë një ndër 4 perimet më të kultivuara në botë, si dhe një nga perimet më të mira për shëndetin, madje shpesh janë konsideruar si “super ushqim”. Ja pse ju bëni shumë mirë kur konsumoni sa më shumë tranguj:
Hidraton trupin- Nëse nuk keni mundësi të pini shumë ujë, nevojat e trupit për ujë mund t’i plotësoni duke konsumuar sa më shumë tranguj, sepse kanë  90%  ujë.
Eliminon toksitet – Kastraveci  vepron si një “fshesë” duke nxjerrë mbeturinat jashtë trupit. Madje nëse hani rregullisht,  kastraveci është shumë i mirë për ata që vuajnë nga gurët në veshka, pasi ka vetinë t’i shkrijë ato.
Kastraveci ka të gjitha vitaminat e nevojshme që i duhen organizimit gjatë ditës, pasi ai përmban vitaminat A, C dhe E të cilat rrisin sistemin imunitar.
Kastravecat ndihmojnë edhe për një pamje sa më rinore dhe shkëlqyese, sepse kanë përbërës antioksidues me dobi kundër plakjes.
49. Vlerat e pazëvendësueshme të karotës
Karotat janë perime me rrënjë që i takojnë familjes Apeaceae apo Umbelliferrous. Që në fillim, karotat janë kultivuar si mjekim për trajtimin e një morie sëmundjesh. Lind pyetja. A është karota e mirë për shëndetin? Ky ushqim është më pak kalorik dhe nuk përmban aspak yndyrë. Karotat mund t’ju japin doza të larta të Vitaminës A, që janë shumë të mira për lëkurën dhe antioskidantë të  tjerë. Më poshtë lexoni për dobitë shëndetësore të karotës për lëkurën, flokët dhe shëndetin.
1. Kujdesi i syve
Karotat janë të jashtëzakonshme për sytë dhe kjo falë sasisë së madhe me beta karotenë e cila në mëlçi shndërrohet në Vitaminë A. Kjo vitaminë në retinë shndërrohet në rhodopsin, një pigmet i purpurt i domosdoshëm për shikimin gjatë natës. Beta karoteni përmirëson shikimin e natës, gjithashtu një studim ka vërtetuar se konsumi i beta karotenit zvogëlon rrezikun e syve deri 40%.
2. Dobi në Sistemin kardiovaskular
Karotat përmbajnë lloj-lloj antioksiduesish që ofrojnë një mburojë mbrojtëse në zemër. Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sasi të lartë me karotenoid zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës. Përveç se janë tejet të pasura me beta karotene, karotat gjithashtu përmbajnë alfa-karotene dhe lutein. Konsumi i rregullt i karotave na mbron zemrën nga dëmet oksiduese, formimin e pllakave dhe ngritjen e kolesterolit të keq.
3. Parandalon kancerin
Studimet kanë treguar se konsumi i karotave mund të zvogëloj rrezikun e kancerit të mushkërive, kancerit të gjirit dhe kancerit të zorrës. Kjo për shkak se karotat janë të pasura me antioksidues poli-acetilene, falcarinol i cili lufton kancerin duke shkatërruar qelizat para-kancerogjene tek tumoret.
4. Forcojnë sistemin imunitar
Karotat përmbajnë antioksidues që së bashku me vitaminë C forcojnë sistemin e imunitetit. Konsumi i rregullt krijon mburojë mbrojtëse për trupin tuaj.
5. Shëndeti dental
Karotat janë të dobishme për dhëmbët dhe gojën, pasi ato gërryejnë pllakat dhe pjesët e ushqimeve nga dhëmbet ashtu siç vepron furça. Karotat stimulojnë mishin e dhëmbëve dhe mundësojnë formimin e lëngjeve, e cila duke qenë alkaline, balancon bakteret që formojnë acide dhe kavitete. Mineralet prezente në karota vrasin mikrobet e dëmshme në gojë dhe parandalojnë prishjen e dhëmbëve.
6. Pastron trupin
Karotat përmbajnë sasi të madhe  të Vitaminës A e cila ndihmon mëlçinë në largimin e helmeve nga trupi. Zvogëlon akumulimin e helmeve dhe yndyrës në mëlçi.
7. Parandalon plakjen
Nivelet e larta me beta karotene tek karota veprojnë si antioksidues për të parandaluar dhe kthyer mbrapsht dëmet e qelizave të bëra në trup përmes metabolizmit të rregullt. Kështu, karrotat ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së qelizave.
10. Parandalojnë trumpozën në tru
Sipas një hulumtimi të udhëhequr nga Harvard University, njerëzit që konsumojnë më shumë se gjashtë karota në javë kanë më pak gjasa të pësojnë sulm në krahasim me ata që konsumonin vetëm një karotë në muaj.
50. Patatja
Një patate e ëmbël ka gati 8 herë sasinë e vitaminës A, që nevojitet gjatë ditës, e cila lufton kancerin dhe forcon imunitetin. Një këshillë: Patatja duhet ngrënë e ftohtë, pasi hulumtimet tregojnë se kjo ndihmon në largimin e afër 25 përqind të yndyrës.

Related

Shëndet & estetikë 508587092665778887

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item