Sasi rekord, kapen shqiptarët me 93 kg kokainë (VIDEO)

“Guardia di Finanza” në Vipitano të Italisë ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët po transportonin një sasi rekord prej 93 kilogramë kok...




“Guardia di Finanza” në Vipitano të Italisë ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët po transportonin një sasi rekord prej 93 kilogramë kokainë.
Shqiptarët po udhëtonin me mjetin e tyre, një Ford Kuga me targa gjermane, kur u kapën pranë kufirit me Austrinë.
Pas kontrollit intim, u gjet një modifikim në zonën e bagazhit, që mund të zbulohej vetëm nga ekspertët.
Pikërisht në zonën ku mbahet goma rezervë, ata gjetën një ‘dhomëz’ me më shumë se 83 paketa, që rezultoi se ishte kokainë e pastër.
‘Dhomëza’ ishte e mbyllur në mënyrë hermetike.
Disa media italiane thonë se vlera e saj shkon deri në 18 milionë euro.
Ky është një sekuestrim rekord për këtë zonë.
Shqiptarët e arrestuar janë G.E., 36 vjeç dhe M.A., 42 vjeç.
Atyre iu janë sekuestruar edhe tre celularë.
Ndërkohë prokuroria e Bolzanos ka nisur hetimet.


Related

Kronika 7429712393023731034

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item