Sa është pasuria e Edi Ramës? Zbulohet dokumenti kompromentues

Kohët e fundit pasuria e kryeministrit Edi Rama ka qënë në qender të akuzave të opozitës e cila duke u referuar një raporti të OSBE-së...


Kohët e fundit pasuria e kryeministrit Edi Rama ka qënë në qender të akuzave të opozitës e cila duke u referuar një raporti të OSBE-së, pohoi se Rama ka një pasuri prej 200 milion eurosh.
Në fakt, Rama është më i varfër se kaq. Të paktën këshut është shprehur vetë Rama në deklarimin e pasurisë bashkë me bashkëshorten e tij Linda Rama.
“OpenDataAlbania” ka publikuar pasurinë e Ramës dhe zonjës së tij, atë që ata kanë deklaruar zyrtarisht.
Siç duket, me këtë deklarim është e vështirë të mbulosh shpenzimet e ndërtimit të vilës së tyre në Surrel, gjithmonë duke iu referuar çmimeve që çifti kryeministror kanë deklaruar.
Deklarata e vitit 2015 nuk është publikuar ende. Të përfshirë në këtë deklarim janë edhe bashkëshortja e tij, Linda dhe djali Greg Rama.
Viti 2013
Pasuri të paluajtshme
1) pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë.
2) pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë.
3) bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.
4) bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009.
5) bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë.
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
1) gjendje e datës 10. 09. 2013 në llogari bankare personale në vlerë 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”.
2) kesh (cash) në vlerën 988 700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale.
3) kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer – 336 383 lekë , e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%.
4) detyrim i papaguar subjektit ndërtues të “shtëpisë së banimit në Surrel” me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.
5) detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.
6) Zonja Lindita Rama në cilësinë e bashkëshortes dhe me të drejta të pavarura nga regjimi martesor, zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies.
7) bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10. 09. 2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare.
Automjete
Nuk zotëron
Sende me vlerë
Posedues i një koleksion me krijimtari artistike të babait, koleksion i trashëguar.
Shpenzime të deklarueshme për vitin 2013
1) Detyrime të paguara në vlerën 1 111 euro për një kredi bankare të aktivizuar më 22.10.2013, detyrim pjesë e regjimit martesor.
2) Detyrime të paguara në vlerën 336 383 lekë për një kredi bankare të aktivizuar më 12. 05. 2000.
Viti 2014
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
1) Të ardhura nga paga si kryeministër, 2 173 405 lekë.
2) Te ardhura nga honorare te tjera, 161 468 leke.
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga vijimi i shitjes së librit “Kurban’, 159 700 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
Bashkëshortja, të ardhura nga puna si eksperte, 8 582 342 lekë.
Të tjera
1) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 234 555 lekë.
2) Gjendja cash pakësuar me 645 700 lekë.
3) Kredi në një bankë të nivelit të dytë, vlera e detyrimit financiar të pashlyer, – 72 022 euro, marrë më 22.10.20013, me principal 80 000 euro, afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor ku bashkëshortët detyrohen me nga 50 % të vlerës secili.
4) Bashkëshortja, Lindita Rama gjendja e llogarisë bankare personale, shtuar me 427 546 lekë.
5) Bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare 100 % e një tokë arë me sip. 886.5 m2 Surrel,Tiranë, blerë më 06.02.2014, si rikthim i sipërfaqes së tokës në gjendjen fillestare, tashmë pjesë integrale e tokës ku është ndërtuar godina e banimit, me vlerë 400 000 lekë.
6) Bashkëshortja, të ardhura nga qiraja ap. Tiranë, 744 269 lekë.
7) Bashkëshortja, të ardhura nga interesat bankare, 9 642 lekë.
Shpenzime të deklarueshme për vitin 2014
Nuk ka

Related

Shqipëria 8808402060151906575

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item