Rusia shpjegon dallimin mes sulmeve të saj dhe të SHBA-ve në Siri

Zëdhënësi në Ministrinë e Mbrojtjes ruse Igor Konashenkov shpjegoi se cili është dallimi mes Rusisë dhe koalicionit ndërkombëtar të ud...


Zëdhënësi në Ministrinë e Mbrojtjes ruse Igor Konashenkov shpjegoi se cili është dallimi mes Rusisë dhe koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara lidhur m sulmet ajrore kundër terroristëve në Siri.
Sipas Konashenkov forca ajrore ruse i kryen sulmet e saj vetëm pas verifikimit të informacionit mbi caqet ushtarake përmes kanaleve të ndryshme. Në këtë kuptim, Rusia përjashton nga objektivat e mundshme të sulmeve të sa, ato kundër civilëve, në rast se ajo merr informacion se mund të jenë në rrezik.
Sipas Konashenkov, korrespondentja e CNN në Pentagon, Barbara Starr, zbuloi se udhëheqësit ushtarakë të Shteteve të Bashkuara i marrin vendimet lidhjur me sulmet ajrore në qoftë se numri i vlerësuar i viktimave civile të mos i tejkalojnë 50 personat.
Kjo është ajo që e dallon Rusinë nga Shtetet e Bashkuara, theksoi Konashenkov.
“Ju e shihni ndryshim. Forca jonë e ajrit nuk parashikon sulme ajrore, nëse ekziston rreziku që të vdesin civilët, ndërsa për koalicionin perëndimor nuk përbën problem në rast se mund të vdesin 49 civilë”, përfundoi ai.

Related

Top Lajm 2454556784417289505

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item