Rusia do të furnizojë me armë të sofistikuara Serbinë

Teksa Serbia pret të anëtarësohet në Bashkimin Evropian si dhe në NATO, Rusia paralajmëron se do ta pajisë shtetin serb me armatime të...


Teksa Serbia pret të anëtarësohet në Bashkimin Evropian si dhe në NATO, Rusia paralajmëron se do ta pajisë shtetin serb me armatime të sofistikuara. Deklarata u bë nga zv/kryeministri rus Dmitry Rogozin, i cili po zhvillon një vizitë në Beograd.
“Ne jemi të gatshëm ta mbështesim aleatin tonë ballkanas me armatime, përfshirë këtu sistemin raketor tokë-ajër S300”, deklaroi Rogozin.
Ai bëri të ditur se Moska do ta shqyrtojë kërkesën e Beogradit për blerjen e këtyre armatimeve në një periudhë sa më të shkurtër. Ndërkohë, Rogozin, duke i prezantuar Vuçiç modelin S300, tha se, nëse Serbia do të kishte pasur një sistem mbrojtjeje ajrore në vitin 1999 do të kishte shmangur “shkatërrimin nga bombardimet e NATO-s”.
Edhe Serbia ka bërë një kërkesë për furnizim me armatime për shkak se fqinji i saj, Kroacia ka blerë raketa me rreze të gjatë veprimi. Kroacia është anëtar i NATO-s dhe nuk paraqet ndonjë rrezik serioz për Serbinë.
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç tha se vendi i tij do të mbajë një qëndrim neutral ndaj Kroacisë, por nuk do të lejojë që Serbia të kthehet në një “shënjestër të lehtë”.  /Dita/

Related

Bota 5138147341782069501

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item