Rumania do të ndryshojë ligjin e të burgosurve “shkrimtarë”

Një grup prej 15 senatorësh rumunë ka iniciuar një projektligj që synon të ndryshojë ligjin kontraversal që lejon të burgosurit që bot...


Një grup prej 15 senatorësh rumunë ka iniciuar një projektligj që synon të ndryshojë ligjin kontraversal që lejon të burgosurit që botojnë libra, t’u shkurtohet dënimi.
“Shumë politikanë, biznesmenë dhe ish-futbollistë kanë zbuluar aftësitë e tyre letrare pasi janë burgosur për korrupsion dhe kanë përfituar nga mangësitë e ligjit… kjo duhet të marrë fund,” tha deputeti Valeriu Todirascu.
Sipas rregullave rumune, çdo dy ditë që të burgosurit kalojnë duke punuar për punë shkencore apo shpikje të patentuara pakëson dënimin e tyre me tre ditë.
Shumë të burgosur kanë përfituar nga ligji dhe kanë shkruar libra. Të dhënat e publikuara nga Administrata Kombëtare e Burgut thotë se 188 të burgosur kanë publikuar rreth 400 libra nga viti 2013 deri në 2015.
Biznesmeni dhe politikani Dan Voiculescu është një nga shkrimtarët më të njohur të burgut, që ka publikuar 10 libra mbi çështjet ekonomike që nga burgosja në gusht 2014.
Ai po vuan një dënim me 10 vite burg për përfshirje në shitje në mashtrim të një institucioni shtetëror dhe pastrim parash, por librat e tij mund t’i pakësojnë dënimin me 300 ditë.
Edhe futbollistët apo menaxherët e dënuar për evazion fiskal janë ndër grupet e përhapura të të burgosurve që përdorin këtë strategji. Emra të mëdhenj të dënuar për korrupsion janë liruar më herët pasi kanë shkruar bukra.
Në vitin 2013, ish-kryeministri Adrian Nastase mori një shkurtim në dënim pasi shkroi një libër ekonomik. Të paktën ai nuk ishte një i panjohur për librat, një ish-profesor drejtësie, ai kishte publikuar më herët libra.
Analistët e mirëpritën lajmin për ndryshimin e mundshëm të ligjit. “Parashikimet e paqarta të ligjit duhet të hiqen të parat, për të siguruar nëse këto libra të botuar janë vërtetë punë shkencore,” tha gazetari Florin Negrutiu.
“Specialistët dhe shtëpitë botuese të përfshira duhet të japin llogari për vlerësimin e librave të tillë,” shtoi ai.
Kultura e ulët etike në sektorin arsimor dhe të botimit në Rumani ka reflektuar gjithashtu skandale të plagjiaturës së nivelit të lartë.
Në dhjetor 2014, ish-kryeministri Victor Ponta hoqi dorë nga doktoratura e tij polemike, pas pretendimeve për plagjiaturë. Në maj 2012, ministri i arsimit, Ioan Mang dha dorëheqjen për të njëjtën arsye.
BIRN

Related

Bota 91246900231756348

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item