Reshjet/ Përmirësohet situata në qarqet e përmbytura

UPDATE/ Familjet e rrezikuara nga përmbytjet nga reshjet e shiut të ditëve të fundit janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, ndërsa po punoh...

UPDATE/Familjet e rrezikuara nga përmbytjet nga reshjet e shiut të ditëve të fundit janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, ndërsa po punohet për largimin e ujit. Situata në pesë qarqet problematike është drejt përmirësimit. Ministria e Brendshme thotë se po punohet për largimin e ujit dhe sigurimin e argjinaturave.

A man cleans the mud from his flooded courtyard in the Albanian capital Tirana following a heavy rain on Wednesday, Jan. 6, 2016. Scores of families have been evacuated after heavy rainfall has flooded their homes and temporarily blocked roads in several places throughout the country. (AP Photo/Hektor Pustina)
Akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Problem mbetet grykëderdhja e lumit Shkumbin, ku si pasojë janë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme tokë bujqësore në fshatin Kalush. Në njësinë administrative Sinaballaj, janë përmbytur 40 ha tokë bujqësore.
Në Lushnjë po punohet për hapjen e tombinave të rrugës nacionale pranë fshatit Çermë. Janë evakuuar të gjithë familjet që ishin në rrezik. Mjetet e bashkive Lushnje dhe Divjakë dhe të ushtrisë janë në terren për mbylljen e argjinaturës. Uji ka filluar të tërhiqet ndërsa niveli i përmbytjeve po bie.
Ja situata në pesë qarqet problematike deri në orën 21:30:
Qarku Durrës
Gjatë orëve në vazhdim pas ndërprerjes së reshjeve situata në qarkun e Durrësit është përmirësuar dhe niveli i ujërave në lumenjtë Erzen dhe Ishëm po shkon në shtratin e tyre.
Në Bashkinë e Shijakut dhe të Sukthit, ka vazhduar puna nga fadromat e ushtrisë për pastrimin e rrugëve të qytetit nga aluvionet dhe inertet që solli përmbytja.
Nga forcat e ushtrisë janë shpërndarë ndihma për familjet e evakuuar, të cilat në total bëhen rreth 250 familje.
Qarku Tiranë
Në qarkun e Tiranës situata është përmirësuar e po shkon në normalitet. Gjatë orëve në vazhdim prurjet në lumin e Lanës janë ulur dhe ujërat sipërfaqësore janë larguar nga disa rrugë dhe lagje të bashkisë të Tiranës.
Familjet e rrezikuara në Njësinë Administrative nr.4, të bashkisë Tiranë janë evakuuar pranë të afërmve të tyre. Tubacioni i ujit që kalon përmes lumit të Tiranës në Njësinë Administrative nr.4, është nën monitorimin e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, të cilët janë në gatishmëri me personel dhe mjete, nëse do të ketë ndonjë pasojë tjetër për shkak të prurjeve të lumit.
Qarku Lezhë
Ujërat nga qyteti i Lezhës janë tërhequr dhe mjetet e ushtrisë po punojnë në komunën Zejmen, për hapjen e rrugëve. Uji nga banesat është tërhequr nga të gjithë sipërfaqja. Situata në këtë bashki po shkon drejt normalizimit.
Në bashkinë Mirditë, janë dëmtuar tre ura që lidhin Bashkinë me komunat.
Si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentrali i Shkopetit është gërryer “Rruga e Kombit” në segmentin e fshatit Skuraj, në Bashkinë Kurbin. Po ndërhyhet me mjete për mbushjen e trasesë së rrugës me gurë dhe inerte.
Në njësitë administrative Kaçinar dhe Ugrej rrugët janë hapura dhe qarkullimi bëhet normalisht. Është dëmtuar tubacioni i ujit të pijshëm të Kaçinarit, për të cilën po merren masa për lidhjen e tij.
Në këtë qark hidrovorët janë në punë dhe me kapacitet maksimal.
Qarku Elbasan
Ka shembje të rrugës përpara fshatit Xibrakë, dhe po punohet për hapjen e rrugës, duke mos bllokuar qarkullimin.
Është shembur një urë në fshatin Polis. Ura Çengele në Peqin është vënë në punë.
Megjithëse kanë rënë prurjet e lumit Shkumbin, gjithë zona anës lumit Shkumbin, nga Elbasani deri në Rrogozhinë ka prezencë të ujit.
Shtabi i emergjencës së Prefekturës dhe të bashkive respektive po punojnë me mjete në të gjithë qarkun për të normalizuar situatën
Qarku Dibër
Është normalizuar situata problematike në fshatit Gjoricë e Poshtme. Në fshatin Brezhdan ka prani të ujit në një sipërfaqe afër 100 ha tokë bujqësore. Aksi rrugor nacional Lurë-Kurbnesh-Rëshen është dëmtuar në vendin e quajtur “përroi i gjeollogjisë”, ku po punohet me mjet tip fadromë, dhe situata është drejt përmirësimit.
Në bashkinë Klos, njësia administrative Xibër, janë dëmtuara dy ura, në fshatin Xibër Hane, dhe një urë në Xibër Murrizë.

Çahet argjinatura e Shkumbinit në Lushnje, ja akset ku është bllokuar lëvizja
Situatë e rëndë në ditën e dytë të përmbytjeve në disa zona të vendit. Kjo për shkak të pasojave të një dite më parë, por edhe sepse reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm.
Në zonën e Katundut të Ri të qarkut të Durrësit janë evakuar 185 persona që rrezikoheshin nga përmbytjet, ndërsa një helikopter i Forcës Ajrore ka kryer një operacion kërkim-shpëtimi në kët zonë. Forcat Speciale dhe ato të Komandës Mbështetëse vijojnë të kontibuojnë për evakuimin e banorëve që rrezikohen, si dhe për shpërndarjen e ushqimeve dhe veshmbathjeve për banorët në nevojë të kësaj zone.
Ndërkaq, FA kanë nisur rreth 50 forca në drejtim të Lushnjës. Nga Komanda Mbështetëse janë dërguar 3 mjete veteshkarkuese me thasë me rërë për të mbushur argjinaturen e lumit Shkumbin, e cila rezikon të permbysë zonën e Çermës, dy mjete traktorë me zinxhirë të Batalionit të Xhenios, 2 mjete transporti me 20 persona dhe thasë bosh për tu mbushur në plazhin e Divjakes. Ndërsa FA ka vendosur një helikopter CUOGUAR, i cili do të perdoret për transoprt thasësh me rërë nga plazhi i Divjakës për t’i hedhur në argjinaturen e çarë të lumit Shkumbin.

Situata deri në orën 16.00 në qarqet më të prekura:
Pas rreshjeve me intensitet të lartë të orëve të fundit, paraditen e sotme ka një përmirësim të situatës.
QARKU TIRANË
Në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, pranë hotel “Eklips” ka një rrëshqitje masivi dheu. Aktualisht qarkullimi kryhet me vështirësi nën monitorimin e Policisë Rrugore.
Një urë e vogël që lidh ish-Uzinën “Dinamo” me Paskuqanin është dëmtuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve në këtë drejtim.
Në Bërzhitë ka një rrëshqitje toke, e cila rrezikonte 4 familje. Emergjencat kanë bërë evakuuimin e tyre dhe kanë nisur ndërhyrjen me mjete për normalizimin e situatës.
QARKU FIER
Në këtë qark nuk ka probleme shqetësuese me rreshjet. Lumi Gjanica dhe lumi Vjosa janë brenda parametrave. Ka prezencë uji vetëm në Njësinë Administrative Mbrostar.
Në zonën e Mallakastrës ka reshje të dendura shiu, lumi Seman ka filluar të dalë nga shtrati, por pa sjell shqetësime. Shtabi i Emergjencave në Prefekturë si dhe në Bashkinë Fier janë duke monitoruar situatën.
N/PREFEKTURA LUSHNJË
Në orët e paradites është çarë argjinatura e lumit Shkumbin, pranë fshatit Çermë dhe strukturat e emergjencave u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga banesat që preken nga përmbytjet.
Si pasojë e rritjes së nivelit të prurjeve në lumin Shkumbin ka përmbytje në disa fshatra në Bashkinë e Divjakës. Shtabi i Emergjencave në bashkëpunim me forcat e Policisë së Lushnjës kanë evakuuar rreth 30 familje dhe kanë lajmëruar banorët të largohen nga banesat më të rrezikuara.
Në Bashkinë Rrogozhinë ka përmbytje si pasojë e daljes së lumit Shkumbin nga shtrati. Aktualisht janë marrë masat për evakuuimin e banorëve, në zonat më të prekura.
QARKU BERAT
Në këtë qark nuk ka probleme shqetësuese me rreshjet, po monitorohen prurjet e lumit Devoll në Bashkinë Ura Vajgurore dhe në disa Njësi Administrative. Ka prezencë uji në një sipërfaqe rreth 15 ha tokë në dy krahët e lumit Devoll.
QARKU LEZHË
Situata në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, Bashkia Lezhë mëngjesin e sotëm është normalizuar dhe nuk paraqet probleme.
Në fshatin fshatin Fushë Kuqe, njësia administrative Fushë Kuqe, Bashkia Laç, ka pasur prezencë uji në sipërfaqe toke bujqësore si pasojë e reshjeve të rëna ditën e djeshme, por nuk raportohet për dëme materiale.
Qarkullimi në Rrugën e Kombit është normal në gjithë gjatësinë e aksit.
Aksi rrugor Pllane – Zejmen – Lezhë kalohet me vështirësi nga automjetet e vogla për shkak të dherave, të cilat kanë rënë në rrugë nga prurjet e përroit.
Nga prurjet e lumit Mat ka mbushje të liqenit të Shkopetit dhe për
këtë arsye janë hapur portat dhe shkarkohet deri në 600 metër3/sek. nga hidrocentrali i Shkopetit, por kjo nuk krijon probleme.
QARKU DURRËS
Gjatë ditës së djeshme në Bashkinë Shijak dhe në njësinë administrative Sukth, ka pasur vërshime të ujrave të lumit Erzen. Është punuar gjatë gjithë natës nga forcat e Policisë, të ushtrisë, forcat vullnetare me motorbarka dhe gomone për të bërë të mundur evakuuimin e banorëve që rrezikoheshin në banesat e tyre. Në Bashkinë Shijak janë evakuuar rreth 50 familje.
Në njësinë administrative Sukth janë evakuuar rreth 30 familje dhe vazhdon evakuuimi i familjeve të tjera.
Shtabet e emergjencës së Prefekturës dhe të Bashkive Durrës dhe Shijak po punojnë me gjithë strukturat.
QARKU DIBËR
Ditën e djeshme në fshatin Gjoricë e Poshtme të bashkisë Bulqizë u rrezikua të çahej argjinatura e lumit Drin. Pas një pune të gjatë situata është normalizuar. Në terren kanë qenë forcat e Policisë së Shtetit dhe Forcat e Armatosura.
Ditën e sotme prurjet e lumit Drin janë ulur dhe nuk paraqitet rrezikshmëri.
Situata në Fushë Bulqizë është normalizuar pas ndërhyrjes me fadroma për pastrimin e kanaleve.
QARKU SHKODËR
Në aksin rrugor Fierzë – Fushë Arrëz në fshatin Mishka është shembur një pjesë e këtij segmenti rrugor. Aktualisht është ndërprerë qarkullimi nga Policia Rrugore.
Aksi rrugor Pukë – Iballë është i kalueshëm me një kalim për shkak të rënies së inerteve.
Aksi rrugor Qafë Thore – Bogë – Theth është i pakalueshëm. Gjithashtu aksi Qafë Mali – Fierzë vazhdon të jetë i pakalueshëm dhe po punohet për normalizimin e situatës.
QARKU ELBASAN
Si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të madh dheu, aksi rrugor Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë tek ish-magazinat e Rezervave të Shtetit, u bllokua për rreth 1 orë. Pas ndërhyrjes me mjete të rënda u hap njëri krah i rrugës dhe kalimi kryhet nën mbikqyrjen e Policisë Rrugore.
Aksi rrugor Gramsh – Elbasan është i pakalueshëm për shkak të shembjes së urës në vendin e quajtur “Pompa e Çekinit”, por po punohet intesivisht dhe brenda një kohe të shkurtër do të bëhet i mundur qarkullimi edhe në këtë rrrugë.
Niveli i lumit Shkumbin është ulur dhe situata është drejt normalizimit.
Në rezervuarin e fshatit Mlizë, njësia administrative Shushicë, Bashkia Elbasan, niveli i ujit arriti në pikën maksimale, por pas një pune me motopompa situata u normalizua dhe nuk paraqet problematikë.
Në fshatin Polis Valë, njësia administrative Shushicë, Bashkia Elbasan, është dëmtuar ura mbi përroin Gostimë për shkak të prurjeve të shumta të përroit. Kjo urë lidh fshatin Polis Valë me rrugën kombëtare.
Në hidrocentralet e kaskadës së Drinit dhe në hidrocentralet Ulëz dhe Shopet kanë filluar shkarkimet me rreth 600 m3/sek.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.
Emergjencat Civile u apelojnë qytetarëve të telefonojnë në numrin 129 të Policisë së Shtetit apo në numrin 128 të Shërbimit Zjarrfikës, për çdo rast emergjence apo situatë problematike.
12507395_937028596380481_4805432086934954074_n
12439247_937028669713807_6373107058170407716_n
3925_937028366380504_6165548500885419987_noperacioni
Ushtria e angazhuar në ndihmë të banorëve të prekur nga reshjet e përmbytjet.
Ora 10:25
Një masiv dheu ka rrëshqitur në rrugën Elbasan – Librazhd duke e bllokuar tërësisht qarkullimin. Masivi ka rënë në Xibrakë, tek ish –magazinat e Rezervave të Shtetit. Qindra makina janë bllokuar në të dyja krahët. Policia e Shtetit bëri të ditur se forcat e rendit janë në vendin e ngjarjes dhe po largojnë automjetet nga zona, pasi pasi mund të ketë rrëshqitje dheu përsëri.
masiv dheu
Ora 08:10
Situatë problematike raportohet nga dibra, Lezha, Fushe Bulqiza, Mati e Gramshi. Ndonëse prurjet e Drinit në Dibër kanë rënë përsëri dy fshatra mbeten të bllokuara për shkak se përroi doli nga shtrati në Luzinë duke dëmtuar rrugët.
Në Fushë Bulqizë, dy fshatra janë bllokuar. Në Mat raportohet të jetë i bllokuar fshati Stopan, pasi janë dëmtuar disa ura.
Në Gramsh eshte mbledhur Shtabi i Emergjencave Civili, pasi aksi rrugor që lidh Elbasanin me Gramshin është e bllokuar pas rrëzimit të një ure.
Zhvillimet e dates 6 janar
ORA:20:00
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se situata e orëve të fundit në disa prej qarqeve të goditura nga përmbytjet e ujërave, po stabilizohet dhe po vjen në përmirësim gradual. Ulja e intensitetit të reshjeve dhe puna e hidrovoreve ka sjellë një ulje të nivelit të ujërave. Ndërkohë në zonat problematike dhe me rrezik, janë marrë masat për evakuimin e banorëve, sigurimin e argjinaturave, ose vendosjen e inerteve në pikat e përmbytjeve pranë lumenjve.
Në bazë të informacioneve të fundit, deri në orën 20:00 situata paraqitet:
Qarku Elbasan
Rezervuari i Millës, i cili paraqiste problem para disa orësh, tani është vënë në kontroll. Por ka ende prurje të larta të përrojit të Zaranikës dhe të lumit Shkumbin.
Qarku Lezhë
Në qarkun Lezhë intensiteti i reshjeve ka rënë dhe uji po largohet nga qyteti.
Bashkia Vlorë
Rruga e tunelit të Ujit të Ftohtë është hapur dhe qarkullimi po vijon normalisht. Ndërkohë ka rënë pak intesiteti i rreshjeve.
Lushnjë & Divjakë
Në Lushnjë po punohet për forcimin dhe mbajtjen e argjinaturës së lumit Shkumbin. Të gjithë strukturat janë në terren. Për shkak të vërshimit të ujërave njoftohet se treni i udhëtarëve të linjës në orët e pasdites, u kthye mbrapsht për në Rrogozhinë.
Qarku Dibër
Njoftohen prurje të larta të lumit Drin, ndaj po hidhen inerte në argjinaturën pranë fshatit Gjoricë.  Në terren ndodhen forcat e policisë, mjetet e ushtrisë, të cilat janë në gatishmëri për çdo situatë emergjence.
Bashkia Durrës
Në qytetin e Durrësit janë vërejtur disa zona të përmbytura, kryesisht afër stacionit hekurudhor.
Bashkia Shijak
Në këtë Bashki ka pasur shumë prurje të lumit Erzen dhe për këtë arsye janë evakuuar 11 familje që rrezikoheshin të përmbyteshin.
Bashkia Kavajë
Si rezultat i reshjeve, është krijuar një situatë e rëndë dhe shqetësuese nga prurjet e përrenjve Leshniqe dhe Draç, në rrjedhjen e fundit të të cilëve, është krijuar përmbytje në fshatin Qerret të njësisë administrative Golem dhe në fshatin Rrrikaj të njësisë administrative Synej, bashkia Kavajë.
Nga prurjet e ujit të këtyre përrenjve janë përmbytur shumë shtëpi si dhe tokat bujqësore të kësaj zonë. Bashkia Kavajë mori masat e nevojshme për evakuimin e banorëve nga shtëpitë e përmbytura duke i sistemuar nëpër familje të tjera, si dhe është dhënë urdhër që këto familje të sistemohen në zyrat e njësive administrative apo në shkollat e fshatit.
Situata po ndiqet nga Shtabet e Emergjencave si dhe nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Shtabet e Emergjencave në qarqet që kanë probleme, janë duke monitoruar dhe punuar me të gjitha strukturat e specializuara.
Dëmtohet Ura e Çekinit në Gramsh
Ora 20:oo Ura e Çekinit në Gramsh ka pesuar demtime te renda nga prurjet e shumta te lumit duke bëre qe te paralizohet qarkullimi i automjeteve në aksin Gramsh-Elbasan.
Situata ne Rrugen e Kombit
Situata ne Rrugen e Kombit
Qarku Kukës
Situata e përmbytjeve ka bërë që të rrëshqasin dherat në Rrugën e Kombit. Një aks i rrugës është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.
Siç duket edhe nga videoja, dherat dhe uji kanë vërshuar mbi segmentin e Rrugës së Kombit në Kukës duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Situata deri në orën 15:30
Situata e reshjeve ne Lezhe
Situata e reshjeve ne Lezhe
QARKU LEZHË
Në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë, si pasojë e reshjeve janë evakuar 10 familje nga FNSH Shkodër dhe punonjësit e Policisë Lezhë. Janë duke u evakuuar dhe 4 familje të tjera.
Rruga e Kombit në sensin lëvizës Kukës – Rrëshen është e bllokuar si shkak i rënies së inerteve. Lëvizja e automjeteve po kryhet me një sens kalimi dhe nën monitorimin e Policisë Rrugore.
Në fshatin fshatin Fushë Kuqe, Bashkia Laç, është normalizuar situata për shkak të pushimit të reshjeve. Aktualisht ka prezencë uji vetëm në disa sipërfaqe të tokës bujqësore.
QARKU ELBASAN
Situata nga reshjet e dendura ka krijuar probleme serioze në këtë qark. Rezervuari i Mlizës me 100.000 m3 ujë është rrezik potencial për përmbytjen e 300 banesave. Emergjencat po punojnë për rritjen e shkarkimit të ujit nëpërmjet një kanali dytësor. Lumi i Shkumbin është me prurje maksimale dhe në Muriqan ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje.
QARKU DURRËS
Në Fushë Krujë dhe fshatin Derven i Poshtëm, situata është drejt normalizimit. Prezencë uji ka vetëm në sipërfaqe të tokave bujqësore. Në terren janë forcat e Policisë së Shtetit, administratori i zonës dhe punonjës të bashkisë Fushë Krujë.
QARKU DIBËR
Rrezikohet argjinatura e lumit Drin në fshatin Gjoricë e Poshtme të bashkisë Bulqizë. Në vendngjarje forcat e Policisë së Shtetit. Pritet mbërritja e forcave ushtarake për të bërë të mundur punimet në argjinaturë dhe evakuimin e banorëve nëse situata do të jetë kritike.
Aktualisht lumi Drin është tejet i fryrë dhe rrezikon daljen nga shtrati.
Në Fushë Bulqizë rrezikohen disa banesa nga fryrja e një përroi, i cili është fryrë nga reshjet e shumta që kanë rënë. Në vendngjarje po punojnë forcat e bashkisë dhe një mjet eskavator që po bën të mundur hapjen e kanaleve. Situata po shkon drejt normalitetit.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.
Gjithashtu u kërkohet qytetarëve që për të gjitha rastet e emergjencave të telefonojnë në numrin 129 të policisë së Shtetit apo në numrin 128 të Shërbimit zjarrfikës.
Zv/kryeministri Peleshi ne fshatin Pllane te Komunes Zejmen
Zv/kryeministri Peleshi ne fshatin Pllane te Komunes Zejmen
Mblidhen shtabet e emergjencave
Situata e rënduar meteorologjike kanë bërë që prefekti i Qarkut të Elbasanit të mbledhë Shtabin e Emergjencave Civile për të koordinuar veprimet në rast të situatave kritike.
Raportohet se situatë e rënduar është në disa shkolla 9-vjeçare të Librazhdit dhe në fshatrat Qukës dhe Gurakuq. Probleme në rrethin e Librazhdit ka pasur edhe me furnizimin me energji elektrike.
Emergjencat 
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton çdo shtetas që t’u bindet lajmërimeve të strukturave të pushtetit vendor dhe qendror për të shmangur qarkullimet e panevojshme, si dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave, ashtu siç parashikohet edhe në Ligjin nr. 8756, ‘’Për Emergjencat Civile’’-thuhet ne deklarate.
Gjithashtu ministria bën thirrje të minimizohen lëvizjet e panevojshme, kurse prindërit të shoqërojnë fëmijët në shkolla, kopshte e çerdhe etj..
Zv/kryeministri Peleshi ne fshatin Pllane te Komunes Zejmen
Zv/kryeministri Peleshi ne fshatin Pllane te Komunes Zejmen
Ajo thekson se ka marrë masat e parashikuara për të tilla raste, duke ngritur Shtabet e Emergjencës në Prefektura e Bashki, për të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale që të reagojnë sipas situatës.
Masat 
Përballë një situate të tillë, ministria njofton se janë marrë masat që të jenë të gatshme për veprim gjithë strukturat operacionale të Emergjencave Civile si: Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, ARRSH etj. Po ashtu, janë njoftuar të gjitha kompanitë që kanë detyrime kontraktore për mirëmbajtje dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore kombëtare dhe rurale.
‘U është kërkuar bordeve të kullimit dhe strukturave të hidrovorëve, si dhe OSHEE-së, të qëndrojnë në gatishmëri për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura”-njofton ministria./panorama

Related

Shqipëria 2325504802652372321

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item