Republika e konspiracionit politik të portaleve

Nga Mentor Kikia Jemi unikë në shumë gjëra. Por duket se kemi ca tregues ku jemi tërësisht të pakonkurueshëm. Kjo është “Politika...

Nga Mentor Kikia

Jemi unikë në shumë gjëra. Por duket se kemi ca tregues ku jemi tërësisht të pakonkurueshëm.
Kjo është “Politika e Konspiracionit”.
Teoritë konspirative sundojnë kudo në mjedisin politik dhe mediatik. Konsipracion, sipas versionit shqip, do të thotë se të gjithë dyshojnë tek të gjithë.
Të gjithë mendojnë se të tjerët po ia fusin dhe të gjithë mendojnë si t’ia fusin tjetrit. Në fakt të gjithë duan t’ia fusin të gjithëve.
Çdo ditë, republika e portaleve furnizohet me lajme.
I shpik njëri, pastaj i referohet i gjithë komuniteti portalor, duke i shtuar secili pjesën e vet konspirative, dhe më pas i rireferohen sërish njëri-tjetrit.
Politikanë që duan të sulmojnë(në shqip, t’ia fusin) njëri-tjetrit dhe shpërndajnë thashetheme nëpër media, republikën e portaleve.
Mediat që hamendësojnë njëra-tjetrën se përse e dha këtë lajm.
Kush ia ka dhënë? Cili ka qenë qëllimi? Kush fshihet pas kësaj?
Cfarë ka dashur të thotë? Kush ia dha sms gazetarit? Kush ia dha e pse ia dha dosjen? Përse tani? Kush dhe përse po e përdor?
Gazetarët shikohen më shumë si misionarë të politikës së konspiracionit, sesa si gazetarë. Si në një vorbull të madhe rrotullohemi të tërë, duke hamendësuar, sajuar, shpifur e mosbesuar të vërtetën.
Një pështjellim i madh rreth të cilit vijmë rrotull të tërë, si të tromaksur, duke harruar të merremi me ato që duhet të merremi, pra të bëjmë ndonjë punë. Si ne, ashtu edhe politika.
Teoritë konspirative na rrethojnë gjithandej.
Politika vetë funksionon, mbi keto teori. Partitë bëjnë aleanca, komunikojnë mes tyre me kode, përmes mesazheve, kërcënojnë njëri-tjetrin me emra vendesh, apo referime cështjesh. “E di vetë ti, me kë pive kafe në Vjenë, por spo flas tani”.
Ata vënë ushtrinë e portaleve të përhapin hamendësime konspirative, e pastaj ata të ‘medhenjtë’ shfaqen buzagas; E kush tha se është e vërtetë? Juve ia fusni kot. Ne jemi shokë, sic e shikoni. Por ne nuk e hamë këtë kokërr ulliri.
Ne sërish mendojmë se pas buzëqeshjes ka skërmitje dhembësh. Dhe nuk i ndahemi derisa ta zbulojmë se kush ia ka me të futur shokut.

Related

Opinione 2221377816834228179

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item