Reportazhi i RAI, “Shqipëria, porta e xhihadit”, si trafikohen armët nga ky vend

“Shqipëria , porta e xhihadit”, titullohet reportazhi i realizuar nga gazetarët dhe transmetuar në televizionin italian Rai, me në qen...


“Shqipëria , porta e xhihadit”, titullohet reportazhi i realizuar nga gazetarët dhe transmetuar në televizionin italian Rai, me në qendër trafikun e armëve në vendin tonë.
Nis me Liqenin e Shkodrës, hapësirë që ndan vendin tonë me Malin e zi, në të cilin një barkë me armë lundron në orët e vona të natës bashkë me trafikantët.
Dy burrat shkarkojnë kutitë e me armë, si kallashkinikov dhe pistoleta, i fshehin në një vend aty pranë, për ti marrë mëngjesin e të nesërmes.
Sipas gazetarit, janë këto armët që u përdorën në përgjakjen e madhe të Parisit më 13 nëntor, duke e përshkruar Ballkanin si pikën kryesore të rekrutimit të xhihadistëve.
Sipas Tg1, janë më shumë se një mijë shqiptarë që luftojnë në konfliket e huaja, vendi me numrin më të lartë të xhihaditëve në raport me popullsinë.
Por si funksionin tregu i zi i armëve. Trafikanti shqiptar thotë se më të kërkuar janë AK 47, pistoletat e vjetra sovjetike, armët e ish-Jugosllavisë.
Në video njëri prej trafikantëve qëllon me një kallashnikov të vjetër, por që funksionon mirë, duke i propozuar gazetarit që ta provojë edhe ai.
Gazetari: Sa i shisni?
Trafikanti: Kallashnikovët shkojnë 400 – 450 euro. Granatat nga 60 – 70 euro.
Armët nisen me motoskafë apo peshkarexha nga Durrësi apo Vlora, për të përfunduar më pas në duart e mafias apo të trupave terroriste, thotë gazetari.
Gazetari: Kush i blen këto armë?
Trafikanti: Kush mundet, ata që kanë nevojë dhe ata që i përdorin.
Gazetari:  Në Europë apo edhe jashtë saj?
Trafikanti: Në Europë. Nëse hyjnë në Europë kanë hyrë kudo.
Gazetari:  Edhe në Itali?
Trafikanti: Italia është pjesë e Europës.







Related

Top Lajm 2080283257337523336

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item