Qumështi i Artë – pija që do t’ju ndryshojë jetën

“Qumështi i Artë” është një pije e shijshme dhe tepër e shëndetshme, të mirat e së cilës janë të pafundme. Ёshtë veçanërisht e përshtats...


“Qumështi i Artë” është një pije e shijshme dhe tepër e shëndetshme, të mirat e së cilës janë të pafundme. Ёshtë veçanërisht e përshtatshme për konsum në mbrëmje.
Përbërësi kryesor në këtë recetë është turmerik (shafran i Indisë), i cili ka veti antioksidante, anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene. I kombinuar me piper, përfitimet e turmerikut rriten në mënyrë të konsiderueshme.
Përparësi të tjera
Forcon sistemin imunitar
Anti – kancerogjen
Ndihmon tretjen e ushqimit
Pastron mëlçine
Rregullon metabolizmin
Normalion tensionin e lartë të gjakut
Përmireson shëndetin e trurit dhe forcon kujtesën
Efektive në probleme të ndryshme të lëkurës
Zvogëlon trigliceridet
Antioksidant, antiseptik, analgjezik
Si përgatitet Qumështi i Artë?


Ka disa mënyra përgatitjeje, por ne do t’ju sugjerojmë atë më të thjeshtën.
Përbërësit (1 person):
1 filxhan qumësht
½ lugë (gjelle) turmerik pluhur
½ lugë (e vogël) piper pluhur
1 lugë (gjelle) mjaltë
½ lugë (gjelle) vaj kokosi
¼ lugë (gjelle) kanellë pluhur
Përgatitja:
Ngrohni qumështin në nxehtësi mesatare. Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim. Kullojeni, shtoni mjaltin dhe shijojeni.
Shënim: Qumështi preferohet vegjetal (qumësht bajame, kokosi, etj).
Me shtimin e piperit të zi në enën ku ndodhet turmerik, rritet aftësia përthithëse e trupit deri në 2000%.

Related

Shëndet & estetikë 8585933059941833240

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item