Qerim Haxhiu, figura më emblematike e kolonisë shqiptare në Egjipt

Qerim Haxhiu, u lind në Lushnje me 1920. Djali i Bajram Haxhiu-t, një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të L...


Qerim Haxhiu, u lind në Lushnje me 1920. Djali i Bajram Haxhiu-t, një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu. Duke parë gjendjen e mjerueshme të vendit në moshën 18 vjecare si të gjithë të rinjtë e shqipërisë, pra në vitin 1938 Qerimi largohet nga Lushnja për në Egjypt.Pasi kreu shkollën e mesme,vazhdoi studimet e larta në universitetin “Al-Az-har” në Kajro.Më pas Qerimi jepte leksione në universitetin e Kajros. Pushtimi i shqipërisë, ashtu si të gjithë shqipëtarët e mërguar e preku shumë. Vetë Qerimi i shkroi një peticion fuqive të mëdha ku shprehu shqetësimin e të gjithë bashkëkombësve të Egjyptit. Në kohën e luftës së dytë botërore, streha për gjithë shqiptarët u bë teqeja e baba Serri Glinës. Vetë baba Serriu ishte një patriotë i flaktë. Në teqenë e tij vinte edhe vet mbreti i Egjyptit Faruk me origjinë shqiptare. Baba Serriu pati skalitur shqiponjën dy krerëshe në një shtyllë të teqesë. Qerim Haxhiu,i kish qëndisur një vjershë atëherë në vitin 1941, kësaj strehe të shqiptarëve.
NJË FRAGMENT NGA VJERSHA
Në rrëzë të një shkëmbi gati të copëtuar,
Ngrihet një teqe me pemë hijëshuar,
Në krahë të mëngjer aty duke hyrë,
Në një shtyllë flamuri skalitur e ngjyrë,
Kur nderi i shqiptarit ka qënë në rrezik,
Është hedhur në luftë me pushkë e me thikë,
Zemra të bëhet mal kur vete në teqe,
Gjuha e bukur shqipe tingëllon atje,
Me një fjalë teqeja këtu në mërgim,
Na pasqyron atdheun pa asnjë dyshim.
Qerimi u mësonte të rinjëve gjuhën shqipe. Në atë kohë shkolla financohej nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe librat vinin që andej.Qerimi ishte një organizator i shqiptarëve të Egjyptit. Qerimi ka bërë disa takime dhe në grup me mbretin Faruk, i cili kërkonte djem të fuqishëm shqiptarë për gardën e tij. Gjithashtu ka takuar edhe personalitete Ernest Koliqi, Leka Zogu, Nexhmendi Qeraliu etj. Universiteti Al-Az-harit në Kajro, kish adhurimin dhe mikpritjes së djemëve shqiptarë si Qerim Haxhiu nga Lushnja, Musa Daut Shehu nga Dukati, Vehbi Ismaili nga Gjilani, Mehmet Varoshi dhe Rexhep Jaupi nga Mati, Fadil Buzuku e Shaqir Oruçi nga Shkodra, Hysni Hoxha nga Gjakova, e Tefik Islami. Të gjithë patriotët e Shqipërisë mblidheshin në bibliotekën private të Qerim Haxhiu-t.  Por aty nuk mungon as Thanas Tashko,Jani Vruho, nuk mungoi Noli, Loni Llogoni, Milo Duci, një nga aktivistët e rilindjes Andon Zako Cajupi etj.
Qerim Haxhiu, pasuesi me i denjë, i rilindasve shqiptarë kujton Stelio Kostandini, Petro Tole, Avdul Sulen, ish- përfaqësues i legatës shqiptare në Egjipt. Gjeneratat e këtyre kujtojnë gazetat e organizatat e Egjyptit, sic ishin në shqip “Besa- Besë”, “Toska”, ”Shqipëria”, ”Pellazgu”, ’Sopata”, ”Shkreptima” redaktor i së cilës ishte Aleksander Xhuvani dhe në fund gazeta “Bisedimet”, (1925-1926) e drejtoi Milo Duci. Nuk mungon Themi Mitko, pas tij Jani Vreto ku themeluan klubin “Vllaznia” shqiptare. Shtyrje të frymës së rilindjes kombëtare e vazhduan shoqata si “Vllaznia”,”Bashkimi”,”Tomorri”,”Bashkësia Shqiptare”etj.Qerim Haxhiu nuk i harron nxënësit e tij shqiptarë si djemtë e Thoma Krejit (bashkëpuntorë i Themi Mitkos) të Stelio Kostandinit.
Ai përmend pinjollët e dyerve të mëdha si Aqif Qazimi nga Elbasani një nga shqiptarët më aktiv në jetën ekonomike tregtare të Kairos. Evangjeli Avramushi nga Korca i cili themeloi studion e filmit “Arharn”, arkitekti Qemal Butko nga fshati Butkë i Shqipërisë, Mexhit Selmani gjykatës, Dilaver Osmani mjek, Aziz Izet Pasha ambasador i Egjiptit në Angli në kohën e mbretit Faruk.
Abedin Pasha në vitet 40 ka qënë komandantë xhandarmërie në Kairo.Qerim Haxhiu ishte njohur edhe me Stelio Kostandinin nga Pogradeci.Si një nga rilindasit e fundit Qerimi përmend edhe Avdyl Hazizin ushtarak i lartë,Lejla Fejzi artiste,Nadia Lutfi artiste,Ahmet Hemsheri poet,Ahmet Rama shkrimtar,Ahmet Mazari që aktualisht konsiderohet ylli i kinematografisë egjyptiane.Qerim Haxhiu përvec miqësisë ruan një arkiv të madh nga koha e rilindjes kombëtare,kontributin e gjithë shqipëtarëve të Misrit.Në kohën e Naserit pas rënies së mbretit Faruk,Qerim Haxhiu përgatiti një memorandum prej 20 faqesh për gjëndjen e shqiptarëve në Jugosllavi,i cili do ti hynte në punë Naserit kur të vizitonte Jugosllavinë.Qerimi shkruan se në Jugosllavi,Bosnje,Kosovë,Maqedoni,Malë të Zi e gjetiu,ka shumë shqiptarë që duhet të merren në konsideratë.Ky memorandum ju dorzua ambasadez Jugosllave dhe si pasoj në kohën kur Titua vizitoi egjyptin Qerimi u izolua disa ditë si element anti jugosllav.
Qerimi nuk la pa përmendur se në Aleksandri gjendeshin mësuesit Dhimitër Dodosi e Kristo Dodonasi prej Camërie që e flisnin shqipen aq bukur.Ademid Bej Frasherin piktor,Mahmud Bej Arnaudin,pilotin personal të mbretit Faruk Haki Harunin,Ali Islamin ish komandant i forcave ajrore,Avdulla Feim Kapedanin etj.Qerim Haxhiu ka edhe dy fëmijë:Ilirin,farmacist,që punon në fabrikën e ilaçeve në Rosh të Turqisë dhe Dhuratën,doktore e shkencave të kimisë,aktualisht profesoreshë në Universitetin Bogaziçi të Turqisë.Iliri studioi në universitetin e Kairos ndërsa Dhurata në atë Amerikan.Përvec shqipes,që e flasin bukur dhe rrjedhshëm,ata njohin edhe disa gjuhë të tjera.Të gjithë ata shqiptarë që vizitojnë egjyptin nuk mund të ikin pa vizituar shtëpinë e xha Qerimit.Aty gjejnë një ambjent apsolut shqiptarë.Nuk mund të rrish indiferentë përpara bibliotekës së tij të pasur me literaturë të zgjedhur në shqip e anglisht.Aty është historia e popullit shqiptarë.Aty është Fishta e piktura e Guri Madhit që atij i kujtojnë shqipërinë.Personalitetin e kompletuar të Qerim Haxhiu-t,ishte gjynah ta mbyllje në grackën e tij…të mbarosh universitetin e Al-Az-harit dhe të mos e shpërndash atë dituri në vendin e lindjes,për Qerimin ishte një brengë një pikëllim.
Ndonëse Shqipërisë i nevoiteshin kuadro të shkolluar nga diaspora si dhe Qerim Haxhiu,ajo nuk bëri asgjë që ata kuadro,t’i afroi,por përkundrazi kontribuoi që Qerim Haxhiu dhe gjenerata të tjera të mbeteshin jashtë atdheut pa të drejta ligjitime që të konsideroheshin si qytetarë sovran të vendit të tij.Qerim Haxhiu mbetet personaliteti i lartë atdhetare dhe nderi i Lushnjes larg atdheut.



Related

Dossier 8644449308738043239

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item