Qeni lehë, ujku ban punën

Adrian Ndreca Tashma pikiata ka fillue, e shohin dhe e ndiejnë edhe ata që janë në bisht të karrocerisë, vetëm timonieri i madh vi...

Adrian Ndreca


Tashma pikiata ka fillue, e shohin dhe e ndiejnë edhe ata që janë në bisht të karrocerisë, vetëm timonieri i madh vijon me shpalos sukseset imagjinare. 21 janari 2016 për qeverinë Rama ishte nji ditë zije, jo për katër të pushkatuemit e bulevardit nga Sali Berisha, por për mosplotsimin e premtimeve nga ana e kryeministrit të sotëm.
Edi Rama tregohet i pamoralshëm, kur tue la duert si Pilati, del dhe thotë se fajin e ka Gjykata e Lartë dhe ven në dukje se ai nuk do ta përdorë ekzekutivin për “hakmarrje politike”.
Ban sikur s’kupton, pse ata që mund të kishin kërkue hakmarrje, dhe jo politike, ia kanë besue kauzën e tyne drejtësisë shqiptare, ndërsa Edi Rama jetët e njerzve që vriten për të ia lëshon i pafuqishëm në prehën padrejtësisë së institucionalizueme.
Vrituni po deshtët për të, por ai asht gandian, asht artist, merret me ekspozita e s’ka nerva me u marrë me trysninë e domosdoshme politike për me kërkue drejtësi, le të vonojë gjykata edhe 20 vjet punën.
Që gjykata e naltë dhe gjykata e ultë janë nji gja e vetme e neveritshme s’ka nevojë të na e tregojë Edi Rama, pse çdo emfazë e tija shpreh thjesht dështimin e misionit politik reformator që kinse pat ndërmarrë.
Që premtimet e tija për drejtësi mbas 21 janarit kanë qenë të nji natyre politike, dhe jo shkencore apo shpagime kanunore apo premtime për drejtësi hyjnore, ketë e dinë edhe foshnjet, prandaj veprimi i tij si qeveri – që për parim nuk ushtroka trysni politike – tue përdorë të gjitha mjetet në dispozicion, dhe nuk janë pak, asht nji tredhje publike e nji mohim i karakterit politik të kësaj qeverie.
Çka asht atëherë kjo qeveri? Teknike? Nji OJQ apo nji shpërndarëse tenderash dhe lejesh ndërtimit?
Kjo asht nji qeveri që kur gjykata e shkallës së parë i jep të drejtë Arben Imamit, nuk apelon aspak, e si ky rast ka edhe shumë të tjerë. Kjo qeveri deri në këtë moment asht nji dështim që me zigzage frymëmarrëse për hir të interesave meskine ka gjasa të arrijë fundin e saj natyral. Dhe kjo gja asht shprehje e mendësisë së nji takemi që për pushtet shet gjithçka e jo ma katër jetë njerzish.
Problemi kryesor nuk asht Gjykata e Lartë, pse edhe po të lëvizin nesër kjo gjykatë nuk ka gjasa që të dënojë ma shumë se ndonji gardist. Por deri kur ai që ishte shkaku i gjithë asaj kasaphane të vijojë me drejtue parlamentin, në sintoni të plotë me atë që vrau katër qytetarë të paarmatosun e të parrezikshëm, për me mbrojtë pislleqet në fjalë, drejtësia nuk do të jetë vendosë.
Dje Sali Berisha foli jo si burrë shtetit, pse për me qenë burrë shteti përpara duhet të jesh burrë, por foli si kryeministër, ndërsa Edi Rama foli si opozitar i pashpresë.
Sali Berisha i tha të vetëve me 21 janar 2016 se derisa të jetë kryeministër Edi Rama nuk ka për t’u hy ferrë në kambë, as atyne as atij vetë.
Të gjithë po e shohin qartë se njimilionë votat me karakter politik që ka marrë Edi Rama, në dorë të tij nuk kthehen as në nji ferrë për shtetshkatrruesin zullumqar Sali Berisha e për bandën e tij që s’e ka humbë për asnji çast kontrollin e gjendjes.
Tue ndie deklaratat e e djeshme të Edi Ramës dhe Sali Berishës, m’u kujtue nji proverb shkodranë: qeni lehë, ujku ban punën.

Related

Opinione 8046705705500761636

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item