Putin shpreh ndjenjat për Merkel: Ajo është e sinqertë

Kancelarja gjermane Angela Merkel është një person i sinqertë dhe profesional dhe niveli i besimit mes Gjermanisë dhe Rusisë është shu...


Kancelarja gjermane Angela Merkel është një person i sinqertë dhe profesional dhe niveli i besimit mes Gjermanisë dhe Rusisë është shumë i lartë.
Ky është mendimi që ka presidenti rus Vladimir Putin, i cili duke folur për gazetën gjermane “Bild”, ka nënvizuar se Moska dhe Berlini kanë parë një përkeqësim të marrëdhënieve mbi konfliktin e Ukrainës që u përshkallëzua në vitin 2014.
“Unë ndjehem në të njëjtën mënyrë edhe tani. Kam thënë se ajo është shumë e sinqertë dhe shumë profesionale. Në çdo rast, mendoj se niveli i besimit mes nesh është shumë i lartë”, tha Putin.
“Marrëdhëniet tona janë të bazuara, çfarë është më e rëndësishmja, në simpatinë reciproke midis popujve tanë”, ka shtuar Putin duke nënvizuar se marrëdhëniet mes dy vendeve vështirë se kanë ndryshuar për keq.
Putin tha se përpjekjet e mediave perëndimore për të prishur marrëdhëniet duke përdorur “propagandës anti-ruse” kanë dështuar.
Presidenti rus rikujtoi se marrëdhëniet ruso-gjermane kanë arritur nivelin e tyre më të lartë në vitin 2005, por theksoi se pavarësisht nga fakti se kohët e fundit bashkëpunimi i ndërsjellë në mes Gjermanisë dhe Rusisë ra me pothuajse 50 për qind, marrëdhëniet janë ende në zhvillim.

Related

Bota 1562641106708789805

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item