Putin ndërron kurs? “Ja roli i Rusisë në botë”

Presidenti rus Vladimir Putin në intervistën e tij të gjatë për të përditshmen gjermane Bild ka folur edhe për situatën në Siri, rolin e...

Presidenti rus Vladimir Putin në intervistën e tij të gjatë për të përditshmen gjermane Bild ka folur edhe për situatën në Siri, rolin e Rusisë në botë dhe të ardhmen e presidentit sirian Bashar Al Assad.
Roli i Rusisë në Botë
Për Putin Rusia nuk e ka të nevojshme të jetë një superfuqi në kuptimin e ngushtë të fjalës. “Është shumë e kushtueshme dhe e kotë”, ka thënë ai. Duke cituar Obamën, Putin tha se “Rusia është një fuqi rajonale” dhe nënvizoi që “Rusia është ende një ndër ekonomitë më të rëndësishme në botë”.
Por veç fuqisë ekonomike Rusia mund të krenohet edhe me një fuqi të madhe ushtarake, duke qenë se shihet si një kërcënim nga NATO.
Dhe pikërisht ndaj NATO-s Putin ka thënë fjalë dashamirëse, çuditërisht vetëm disa ditë pasi e konsideroi kërcënim për sigurinë e Rusisë.
“Duam të bashkëpunojmë me ta. Do të ketë raste dhe arsye për ta bërë. Por edhe si në jetën reale, një dashuri e lumtur është kur ka dashuri nga të dy krahët”, tha Putin.
E ardhmja e Sirisë
Putin ka përsëritur se objektivi parësor i Moskës në rajonin e Lindjes së Mesme është ai i mbështetjes së pushtetit legjitim dhe se në Siri nevojitetet “një reforma kushtetuese”, si hap i parë për të dalë nga lufta civile.
“Besoj se është e nevojshme të shkojmë drejt një reforme kushtetuese. Është një proces i ndërlikuar, natyrisht, por duhet bërë”, ka pranuar Putin.
“Më pas, në bazë të Kushtetutës së re, duhet të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të parakohshme”, shtoi Putin duke përsëritur se “është populli sirian që duhet të vendosë se kush do ta drejtojë vendin”.
Sipas Putin kjo është e vetmja mënyrë që të sjellë qetësi në Siri dhe njerëzit të jetojnë në paqe në shtëpitë e tyre dhe jo t’i drejtohen Europës për azil.
Azil politik për Assad?
Putin ka shpjeguar edhe situatën në Siri dhe pozicionin e Assad.
“Nuk duam të ndodhë një skenar si ai i Libisë ose i Irakut. Duhet ndjekur shembulli i Egjiptit dhe presidentit El Sisi i cili risolli rend në vend dhe shmangu një skenar si i Libisë, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në Siri”, tha presidenti rus.
“Nuk duhet të shpërdorojmë kohë dhe fuqi në ndryshim me çdo kusht. Por kjo nuk do të thotë se do ruajmë këtë regjim. Duhet të jetë populli që të vendosë. Stabiliteti do të mundësojë reformat politike”, ka thënë Putin.
Fjalë që tregojnë se Putin do ta mbështesë deri në fund mikun e tij Assad./ BILD/ Përgatiti Amarildo Lumani.
TemA

Related

Bota 721323041383175122

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item