“Putin më i pasur se Bill Gates, ja sa zotëron”, mediat angleze sulmojnë sërish presidentin rus

“Vladimir Putin ka në pronësi një pasuri marramendëse të fshehur, e cila madje kapë vlerën prej 183 miliardë euro, fakt ky që e bën nj...


“Vladimir Putin ka në pronësi një pasuri marramendëse të fshehur, e cila madje kapë vlerën prej 183 miliardë euro, fakt ky që e bën njeriun më të pasur në botë“, raporton The Sun.
Sipas tabloidit nga ishulli, presidenti rus ka arritur të arkëtojë tri herë më shumë para se sa Bill Gates, i cili edhe zyrtarisht është njeriu më i pasur në botë, ku pasuria e tij vlerësohet të jetë 72 miliardë euro, transmeton Telegrafi.
Kreu i shtetit rus fiton diçka më shumë se 90.000 euro në vit, por ai “përdor një sistem kompleks për të maskuar të ardhurat e tij të vërteta”. Pasuria e tij e fshehtë kalon nëpër dhjetëra kanale të ndryshme, duke përfshirë korrupsionin, shpërdorimin e fondeve shtetërore dhe pronësinë sekrete të kompanive ruse.
Adam Suzbin, një ish-zyrtar i lartë i departamentit të thesarit të Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar se fuqishëm beson në korrupsionin e Vladimir Putin.
Suzbin, gjithashtu ka thënë se zyrtarët e tjerë amerikanë janë në dijeni për korrupsionin e tij dhe atë “shumë, shumë vite më parë”.
“Kemi pasur rastin të shohim se si miqtë e Putin shumë lehtë pasurohen, derisa ata që konsiderohen si armiq të Kremlinit margjinalizojnë përmes pronës shtetërore. Qoftë nëse bëhet fjalë për energjinë ruse apo kontratat e tjera qeveritare, Putin mbështetet tek ata që ai beson se i shërbejnë, derisa grupin tjetër i nxjerrë nga loja”, ka shtuar Suzbin.
Vlerësimet ndryshojnë në lidhje me pasurinë e Putinit, kurse dyshimet e para i ka shprehur CIA, e cila në vitin 2007, ka vlerësuar se Putin posedon 36 miliardë euro.
Dmitry Skarga, ish-punonjës i Kremlinit, pretendon se personalisht ka mbikëqyrur mirëmbajtjen e anijes luksoze “Olimpia” e gjatë 17 metra.
“Jahti thuhet se i është dhënë një kompanie në det të hapur, por pronari i vërtetë është Putini, derisa për mirëmbajtjen e saj është paguar nga buxheti i shtetit”, ka shtuar Skarga.

Related

Top Lajm 5241283767191764129

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item