Pse truri “dobësohet” kur merr mesazhet seksuale

Sipas studimeve është arritur në përfundimin se truri “dobësohet” kur merr mesazhe seksuale. “Kur vjen fjala për të përpunuar inform...


Sipas studimeve është arritur në përfundimin se truri “dobësohet” kur merr mesazhe seksuale.
“Kur vjen fjala për të përpunuar informacionin seksual, truri ka tendencën që t’i marrë gjërat shtruar”, thotë James Geer, studiuese në universitetin e Louisiana. Sipas saj, fjalët e dykuptimshme, pa fjalë apo fraza që kanë më shumë se një kuptim janë të priruara të marrin më shumë kohë për t’i kundërpërgjigjur nëse ato përdoren në kuptimin seksual.
Kërkuesja James Geer ka marrë në studim një sërë fjalish edhe fjalë që mund të ishin seksi apo jo, kjo varej nga konteksti. Më pas më shumë se 200-personave iu treguan shkronja të lidhura njëra pas tjetrës, të cilat duheshin gërmëzuar edhe pse nuk kishin një kuptim apo nuk ishin dëgjuar asnjëherë.
Kur fjalia e parë apo fjala ishte seksuale, sidomos meshkujt e kishin më të vështirë për të lexuar “detyrën” se sa kur lexonin një fjalë të përgjithshme. I njëjti fenomen, por jo kaq i dukshëm u vu re edhe tek femrat, pavarësisht moshës së tyre. Duket se në gjuhë, ashtu si edhe në jetë seksi i bën gjërat të vështira. “Njerëzit kanë kaq shumë burime mendore sa që mund të vihen në zbatim të çdo detyre”, thotë studiuesja. “Nëse detyra nënkupton seksin, në emocion kërkon më shumë burime ndaj edhe puna e trurit për të zgjidhur atë që e kemi quajtur detyrë bëhet më e vështirë”, shpjegon Geer. Por edhe pengesat seksuale nuk mund të evitonin ndikimin e tyre. Sa më shumë “shoqërisht të papranuara” konsideroheshin fjalët nga individët, aq më shumë kohë kërkonin ata për të reaguar. Si kundërpërgjigje e gjuhës së rrezikshme individët kanë frikë të japin një përgjigje të përshpejtuar dhe aspak të duhur që mund ta vinte në siklet.
Ky “rrezik” bëhej më dukshëm tek femrat, të cilat janë të kushtëzuara nga shoqëria për t’u treguar shumë të kujdesshme ndaj çështjeve të seksit. “Truri i femrave kishte nevojë për më shumë kohë për të dhënë një kundërpërgjigje kur lexonte në fjalë seksin apo diçka që lidhej me të”, shton studiuesja. Njerëzit vendosin përpunimin mendor në pritje për një moment, derisa mendojnë për gjënë e duhur që duhet të thonë sa herë që bie fjala tek seksi.

Related

Erotikë 7981623892298997298

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item