Pse po ngadalësohet rritja e përdoruesve të internetit?

Michael Kende – Internet Society Rritja e numrit të përdoruesve të shërbimeve të internetit po ngadalësohet ndjeshëm duke dëmtuar nj...

Michael Kende – Internet Society

Rritja e numrit të përdoruesve të shërbimeve të internetit po ngadalësohet ndjeshëm duke dëmtuar njëkohësisht ciklet e adoptimit global. Një pasqyrim kësaj gjendjeje është rritja vjetore prej 70 % në 1996 e shërbimit mobil celular dhe vetëm 10 % në 2015-tën.
Edhe pse shërbimet mobile po arrijnë 100 % penetrim, vetëm 50 % e popullsisë globale ka qasje në internet. Ky ngadalësim bëhet me shqetësues aq edhe i pashpjegueshëm kur mendon se interneti sot ska qenë asnjëherë më i përhapur gjeografikisht dhe më i përballueshëm ekonomikisht.
Ruanda është një shtet afrikan i cili në qendër të politikave të tij ka vendosur axhendën dixhitale duke shënuar një sukses të shkëlqyer. Sot 85 % e popullsisë mbulohet me internet broadband 3G dhe 40 % kanë qasje në internet 4G. Aleanca për Internet të Përballuellueshëm (A4AI) rëndit Ruandën të parën në mesin e vendeve me zhvillim për kosto të përballueshme të internetit. Megjithatë vetëm 25 % të qytetarëve të këtij vendi janë të gatshëm të paguajnë për shërbime mobile të internetit.
Kjo tregon se nuk mjafton të ndërtosh dhe ato do të vinë. Pyetja është “Pse ata që mund të kenë qasje në internet nuk po e shfrytëzojnë?”
wUyLtLNhz4kN3ZBW8ZpnOmXSkRKEAWZNkwboE8JpSKI
Përgjigja vjen nga një anketë realizuar në Brazil ku mos interesimi për të tilla shërbime identifikohet me mënyrën e përceptimit të nevojës për internetin. E thënë me fjalë të tjera, është mungesa e shërbimeve dhe përmbajtjeve lokale të ofruara në gjuhën lokale.
Sfida e vërtetë është mbyllja e këtij hendeku jo zhvillimi i infrastrukturave. Për shembull, sipas disa statistikave të fundit nga ITU-ja, më shumë se 50 % e uebfaqeve janë në gjuhën angleze ndërsa mbi 25 % e përdoruesve të internetit flasin po këtë gjuhë por vetëm 5 % e popullsisë globale ka anglishten si gjuhë amtare.
Dhe aty ku gjuha nuk është një problem, përmbajtjet lokale janë çelësi. Edhe pse shumica e përmbajtjeve aktuale janë të disponueshme globalisht, objektivi i tyre është kryesisht lokal dhe i shënjestruar. Një gazetë spanjolle mund të mos ngjallë aspak interes në Meksikë, shërbimet qeveritare online në Francë nuk përdoren aspak në Senegal ndërsa Uber ndiqet me interes vetëm në ato shtete ku ushtron aktivitet.
Peshën kryesore për zhvillimin e përmbajtjeve lokale e kanë zhvilluesit lokal të cilët e njohin gjendjen e tregut dhe mund të identifikojnë nevojat. Edhe pse interneti është një tokë pjellore për sipërmarrësit duke ofruar qasje vetëm pak klikime larg në edukim, trajnim, informatikë cloud e madje edhe në fushata për mbledhjen e fondeve, inovacioni online kërkon qasje në internet, qasje në platforma pagesash dhe shërbime hostimi.
Gjenerimi i përmbajtjeve lokale sjell me vehte një sërë sfidash të reja. Pa të, rritja e internetit do të vijojë në ritme të ngadalta dhe prurjet më fundit ka gjasa që të mos përdoren plotësisht asnjëherë. (CIO Albanain)

Related

Teknologji 2633748022643100289

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item