Pse duhet të visheni trashë? Moti, ja çfarë do të ndodhë nesër me temperaturat

Dita e nesërme pritet të jetë më e ftohta e dimrit. Ky është parashikimi i sinoptikanëve të cilët thonë se temperaturat nesër do të je...


Dita e nesërme pritet të jetë më e ftohta e dimrit. Ky është parashikimi i sinoptikanëve të cilët thonë se temperaturat nesër do të jenë në zonat malore -15 gradë, ndërsa në Tiranë -4 gradë.
Ditën e martë në zonat malore në lindje dhe në veri temperaturat e mëngjesit, mund të shkojnë deri në -15 gradë Celsius, ndërsa për kryeqytetin ashtu si për të gjithë territorin pritet një rënie prej 4 gradësh, nga -3 në -4 gradë Celsius.
Një pjesë e vendit do të shoqërohet me forcimin e ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta, ndaj edhe sugjerohet  shmangia e udhëtimeve në zonat malore.
Po sipas parashikimeve, gjatë kësaj jave nuk do të ketë reshje shiu, ndërkohë që në datat 20 dhe 21 janar priten rritje graduale të temperaturave.

Related

Shqipëria 2304054084781132296

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item