Prokurori kosovar do ligjin e sheriatit: T’u presim duart atyre që vjedhin (VIDEO)

Prokurori Basri Morina, çuditërisht nuk flet për aplikimin e sistemit të drejtësisë në vend, por për “Drejtësinë Islame”, që përkon me...


Prokurori Basri Morina, çuditërisht nuk flet për aplikimin e sistemit të drejtësisë në vend, por për “Drejtësinë Islame”, që përkon me të drejtën e Sheriatit. Përkrah tij, ai që i thur lavde prokurorit është imami nga Prizreni, Mazllam Mazllami, i dyshuar se ka nxitur terrorizëm dhe thirrje për bashkim në luftërat e jashtme. Mund t’ju duket si një ligjëratë e ndonjë imami. Citon ajete Kur’anore, flet për drejtësinë islame dhe bën lutje në arabisht.
Por, ai është prokuror, dikur i Prokurorisë Speciale të Kosovës e aktualisht i angazhuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Madje në mesin e atyre që po e dëgjojnë ligjëratën e Prokurorit Basri Morina ka edhe persona që më parë janë dyshuar e arrestuar për terrorizëm, për çka ai tani po hetohet me urdhër të Kryeprokurorit të shtetit.
Në videon e zbuluar nga Gazeta Express, ai që ia jep fjalën Prokurorit, Basri Morina është imami prizrenas Mazllam Mazllami, i cili në shtator të vitit 2014 ishte arrestuar bashkë me Enes Gogën, Ekrem Avdiun, Enis Ramën, Fuad Ramiqin, etj., mbi dyshimet se kanë nxitur terrorizëm në vend dhe nëpërmjet predikimeve nëpër xhami kanë përcjellë mesazhe te persona të ndryshëm që t’iu bashkëngjiten grupeve terroriste “Al Nussra” e “ISIS”.
Më e papritura është pjesa ku Prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës në vend se të bëjë thirrje për aplikimin e sistemit të drejtësisë sipas Ligjeve të Kosovës, ai promovon “Sheriatin”. Aq larg shkon, sa që tregon se në një rast ka kërkuar që një të pandehuri t’i pritet dora si dënim, njëjtë sipas ligjeve fetare islame. “Qu bire cungun qu bire sakicën”, tregon vetë Morina të ketë kërkuar nga ndihmësi i tij, derisa pranë kishte një të akuzuar për vjedhje duke quajtur spiun njërin nga personat tjerë të pranishëm i cili, sipas tij, edhe kishte reaguar ndaj kësaj thirrje.
“Ai shpijuni që ishte në zyre, nga aty asht’ qu – ka thanë haxhia po gjykon me sheriat”, tregon në fund të ligjërimit të tij, prokurori Morina i cili e ka të përmbushur edhe obligimin fetar të Haxhillëkut. Për këtë ligjëratë dhe pjesëmarrje në të tilla organizime të Basri Morinës, Prokuroria e Shtetit nuk ka qenë e informuar më parë, derisa konfirmojnë se menjëherë janë nisur procedurat hetimore. /Express

Related

Lajme 6034264186286791974

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item