PROFILI/ “Vrasësi i dy vëllezërve ishte problematik që në fëmijëri”

Esat Dushaj, autori i vrasjes së dy vëllezërve Shkami në Drisht të Shkodrës ishte person problematik që në fëmijëri. Këtë e ka thënë...


Esat Dushaj, autori i vrasjes së dy vëllezërve Shkami në Drisht të Shkodrës ishte person problematik që në fëmijëri.
Këtë e ka thënë Agron Hysi, zyrtar i Policisë i ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme. Ai i ka bërë një profil vrasësit Dushaj.
Ai tha se Dushaj kishte qenë problematik që në fëmijëri dhe se kishte 15 vjet në emigrim në vende të ndryshme, nga të cilat ishte dëbuar.
Po kështu, zyrtari tha se edhe vëllai Dushajt ka probleme psikologjike dhe merr medikamente.
“Debati midis vëllezërve Shkambi dhe Esat Dushaj nuk ka qene i ashpër, por thjesht normal. Ai ka thënë pronarit të lokalit të fshatit, pak para vrasjes, që të hapte lokalin, pasi do pinte kafe me vëllezërit Shkambi. Esat Dushaj ka qenë vetë një emigrant.
Ai ka emigruar që në moshën 14 vjeçare, fillimisht në Greqi, më pas në Itali dhe më pas në Francë, pra kishte 15 vite që qëndronte në emigrim.
Dushaj kishte një fëmijëri problematike. Ka qenë disa herë i deportuar ne Shqipëri dhe ka bëre disa muaj burg në Greqi dhe Itali.
Pra ishte shkelës i rregullt, por jo që do të arrinte në këtë vrasje. Nëna dhe vëllai i Esat Dushaj janë në Francë. Edhe vëllai ka probleme psikologjike dhe trajtohej me medikamente”, tha zyrtari.

Related

Kronika 5770821131458145592

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item