Policia: Të moshuarit e Fierit linin pensionin te prostitutat

Duket se pensionistët e Fierit ishin klientët më të rregullt të bazës së prostitucionit që u zbulua një ditë më parë nga policia. Sipa...


Duket se pensionistët e Fierit ishin klientët më të rregullt të bazës së prostitucionit që u zbulua një ditë më parë nga policia. Sipas burimeve të Policisë, pas hetimeve që cuan në arrestimin e 13 personave, mes të cilëve 6 prostituta, klientët janë pensionistë.
Burimet saktësojnë se ata janë në moshë mbi 50 vjeç dhe kundrejt pagesave kërkonin të kryenin marrëdhënie, kryesisht me vajza të reja.
“Luan Zija, gjatë një periudhe tremujore ka shfrytëzuar për prostitucion gjashtë femrat e sipërpërmendura, me një pagesë që arrinte deri në 50 mijë lekë të vjetër”, bëri të ditur policia.
Ende nuk dihet se si bëhej ndarja e parave mes shfrytëzuesit dhe vajzave që shfrytëzoheshin. Burrat në moshë e kishin mësuar këtë strehë që përdorej për shërbime seksi dhe tutorit nuk i duhej shumë punë për të siguruar klientë.

Related

Kronika 6349216610880270942

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item