Pesë këshilla për seks marramendës edhe në martesë

1-Kuptojeni atë Shpesh meshkujt bëjnë seks për t’u ndjerë të dëshiruar. Është e vështirë të pranohet fakti që kur njëra nga duart e ...


1-Kuptojeni atë
Shpesh meshkujt bëjnë seks për t’u ndjerë të dëshiruar. Është e vështirë të pranohet fakti që kur njëra nga duart e tij është tek faqja juaj dhe tjetra poshtë fundit, ai po kërkon vetëm ngrohtësi, por në fakt është e vërtetë. Meshkujt e pranojnë seksin si një mënyrë pranimi psikologjik dhe emocional. Nëse partneri dëshiron t’u thotë “të dua” mund të sugjerojë edhe seksin. Duhet të mirëkuptoni gjithmonë këtë dëshirë të tij për të kryer marrëdhënie seksuale si formë ngrohtësie.
2-Mendoni në mënyrë seksi
Sa më shumë të “udhëtojë” truri juaj në rrugë të caktuar neurologjike, aq më i lehtë bëhet ai. Akti i të buzëqeshurit e bën trurin tuaj të ndihet i qetë, i cili ndikon në çlirimin e serotonit, një hormon që u bën të ndiheni të lumtur. E njëjta gjë ndodh edhe me orgazmën. Sa më shumë sinjale “t’i afrohen” orgazmës aq më shumë e lehtë bëhet për të marrë një “përgjigje orgazmike”. Fokusohuni në gjëra që përshtaten me orgazmën, si zëri juaj, lëvizjet që bëni dhe më pas ekzagjerojini ato.
3-Ndaloni orën
Femrat pyesin shpesh, sa kohë duhet të kalojë përpara se të arrijnë në orgazëm. Nëse ju shoqëroheni me një djalë dhe është hera e parë që duart e tij kanë zbritur në pjesën e poshtme të belit dhe juve sapo keni zhveshur njëri-tjetrin, orgazma mund të arrihet edhe brenda dy minutash. Nëse keni më shumë se 10 vjet me të njëjtin partner dhe ndiheni të stresuar, të lodhur me njëri-tjetrin dhe fëmijët i keni ngjitur pas dhomës suaj, atëherë do t’u duhen edhe dy orë për të arritur në orgazëm. Shpesh për të matur këtë kohë përdoren statistikat, por është e rëndësishme të kuptohet se ajo varet krejtësisht nga rrethanat. Disa femra thonë se u duhet më pak se 20 minuta për të arritur në orgazëm, ndërsa të tjera thonë se në sajë të vënies në zbatim këshillës së prekjes së klitorit mund t’i duhen edhe vetëm 8 minuta për ta arritur kënaqësinë maksimale. Në pjesën më të madhe të rasteve me “dinakëritë” e duhura të një partneri të denjë orgazma mund të arrihet nga 8 deri në 10 minuta. Gjithçka varet nga partnerët.
4-Udhëzoni
Sistemi seksual i mashkullit është i lehtë, ndërsa nga ana tjetër sistemi seksual i femrës është shumë i ndërlikuar, ndaj duhet ta udhëzoni partnerin. Nëse nuk i tregoni atij si t’ju prekë, pra ku, kur, si, lehtë, rëndë me sa më shumë detaje të mundni, atëherë do ta keni të vështirë të arrini të merrni që të dy kënaqësi. Nuk është aq e sikletshme sa duket. Thjesht me anë të lëvizjeve të trupit dhe me zërin tuaj bëjeni atë të kuptojë se kur arrini të eksitoheni dhe kur jo.
5-“Ndërtoni ura”
Nëse qëllimi juaj është të arrini orgazma të njëpasnjëshme, përdorni teknikat më të mira që rekomandojnë specialistët. Ideja kryesore është të merrni kënaqësi nëpërmjet prekjes së klitorit deri në pikën e orgazmës dhe më pas të lejoni që “goditjen përfundimtare” për eksitim maksimal ta merrni në sajë të organit gjenital të partnerit. Kjo në njëfarë mënyre është një lloj “ure” që ndërtohet mes stimulimit të klitorit dhe marrëdhënies (pra ai u eksiton deri në penetrim dhe aty ju arrini kulmin e kënaqësisë, pra orgazmën). Sipas disa studimeve, gjysma e femrave të cilat nuk mund të arrinin në orgazëm gjatë penetrimit, mundën të eksitohen pasi partneri i tyre vuri në zbatim idenë e prekjes së klitorit.

Related

Erotikë 2432681812218329101

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item