Përse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë?

Në pjesën më të madhe të botës, unaza e martesës mbahet në gishtin e katërt të dorës së majtë. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten ...


Në pjesën më të madhe të botës, unaza e martesës mbahet në gishtin e katërt të dorës së majtë.
Por a e keni pyetur ndonjëherë veten përse? Apo nga ka ardhur kjo traditë?
Në fakt gjithçka nisi përpara se mjekësia shkencore të zbulonte sesi funksionon sistemi i qarkullimit të gjakut.
Në shekullin e 16, njerëzit besonin se një enë gjaku në gishtin e katërt të dorës së majtë shkonte drejtpërdrejt në zemër.
Për shkak të dorës së majtë dhe lidhjes me zemrën, iu vendos emri përshkrues “vena amoris”, që nga latinishtja përkthehet vena e dashurisë.
Bazuar në këtë emër, “ekspertët” e fushës se martesës thanë se do të ishte kuptimplotë që unaza e martesës të mbahej pikërisht në këtë gisht.
Për një çift të martuar, padyshim që kjo është një formë sublime e shprehjes së dashurisë për njëri – tjetrin.
Megjithatë, ky nuk është rasti për shumë vende dhe kultura të tjera, pasi nuk janë pak ata që zgjedhin ta mbajnë unazën në gishtin e katërt të dorës së djathtë.

Ja disa arsye:
Liria e zgjedhjes – Nuk ekziston një ligj që thotë se duhet me patjetër ta mbani unazën e martesës në gishtin e majtë. Nëse preferoni ta mbani në dorën e djathtë është e drejta juaj.
Kultura të ndryshme, tradita të ndryshme – Sipas portalit “Wedding Details”, shumë njerëz në Europën qendrore dhe veriore e mbajnë unazën në gishtin e djathtë. Austria, Danimarka, Polonia dhe Gjermania janë disa prej këtyre vendeve. Në Gjermani, çiftet vendosin unazë floriri në gishtin e dorës së majtë përpara martesës. Pasi martohen e zhvendosin atë në dorën e djathtë, si simbol i unitetit.
Arsye shëndetësore – Artriti reumatoid apo sëmundje të tjera të ngjashme mund të shkatojnë enjtje të gishtave dhe kjo e bën të vështirë ta vendosësh apo heqësh unazën. Për të evituar dhimbje apo probleme të tjera unaza vendoset në dorën e djathtë.
Mëngjerashët – Mbajtja e unazës në gishtin e dorës së djathtë mund të thotë thjeshtë që një person është mëngjerash. /tvklan.al

Related

Erotikë 8570576454250795476

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item