Përse i mbyllim sytë kur puthemi?

Shumica as që mund të imagjinojnë që puthja franceze mund të bëhet syhapur. E dini përse është kështu? Pjesa dërrmuese e njerëzve, k...


Shumica as që mund të imagjinojnë që puthja franceze mund të bëhet syhapur. E dini përse është kështu?
Pjesa dërrmuese e njerëzve, kur puthem – mbyllin sytë. Kjo vlen posaçërisht për vajzat, të cilat, sapo ndiejnë afërsinë e buzëve të ndokujt, sytë u mbyllen, gjë që është një reaksion i pavetëdijshëm, derisa meshkujt, që janë tipa vizualë, me gjithë forcën përpiqen të shikojnë partneren e vet, edhe pse kjo nuk u shkon edhe aq shumë për dore.
Këto tri gjëra janë më të rëndësishme për puthje të përsosur! Mirëpo, përse e bëjmë?
Siç konstatojnë shkencëtarët, njëra ndër sqarimet e shumta për këtë dukuri është ajo që, për shkak të vrullit të përndezjes seksuale, ndodh zgjerimi i bebes së syrit, ndërkaq kjo e trazon trurin dhe ai mendon që është errësirë, andaj automatikisht i mbyll sytë, transmeton “Telegrafi”.
Sipas sqarimit tjetër, nuk është edhe aq e thjeshtë që njëkohësisht të lëvizësh sytë dhe gjuhën. Është ngjashëm si kur përpiqeni që njëkohësisht të fërkoni barkun dhe të përplasni lehtë duart në maje të kokës. Është e mundshme por pas ushtrimeve të shumta.
Sa i përket aspektit psikologjik, me mbylljen e syve arrihet përjetim më intensiv dhe, thjesht, e gjitha bëhet shumë më e këndshme.
Gjithashtu, syrit të njeriut nuk i pëlqen kur ndonjë objekt i afrohet aq afër, sepse nuk arrin të fokusojë dhe të shohë qartë, prandaj fytyra e partnerit duket e deformuar dhe e çuditshme.
Natyrisht, ka edhe të tillë të cilët puthen me sy të mbyllur, sepse gjatë asaj kohe pikërisht fantazojnë dikë tjetër. Megjithatë, shumica këtë nuk do ta pranojnë kurrë.
Po ju a shikoni apo i mbyllni sytë kur putheni?/Telegrafi/

Related

Erotikë 693350730186371808

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item