Përmbytjet shembin 7 ura në Elbasan, izolohen dhjetëra fshatra

Rrethi i Elbasanit është një nga rrethe që është prekur më shumë nga përmbytjet e ditëve të fundit. Dhjetra fshatra janë izoluar si pa...


Rrethi i Elbasanit është një nga rrethe që është prekur më shumë nga përmbytjet e ditëve të fundit. Dhjetra fshatra janë izoluar si pasojë e prishjes së rrugëve dhe shkatërrimit të urave që i lidhin me pjesën tjetër të vendit.
Pesë ura të dëmtuara në Gramsh, një në Librazhd dhe një në Elbasan është bilanci paraprak i pasojave të shkaktuara nga reshjet në qarkun Elbasan.
Në Gramsh është ndërprerë mësimi në shkollën Grazhdan, si pasojë e shembjes së urës që lidh këtë fshat me qytetin. Për pasojë, mësuesit dhe fëmijët e kanë të pamundur që të shkojnë në shkollë.
Kryetarja e bashkisë, Luljeta Dollani, deklaroi se nga verifikimi paraprak rezulton se ujërat e rrëmbyera kanë shembur edhe urën e Shën Mërizës, Saracelit, Sultës dhe Kukërit.

Related

Shqipëria 3101047607782720582

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item