Përkujtohet në New York 40-vjetori i vdekjes së Abaz Kupit

Beqir Sina Monarkistët, legalistët, demokratët, patriotët dhe nacionalisët në komunitetin shqiptar kërkuan që eshtrat e tij të prehen ...

Beqir Sina

Monarkistët, legalistët, demokratët, patriotët dhe nacionalisët në komunitetin shqiptar kërkuan që eshtrat e tij të prehen në Krujë dhe atje t’i ngrihet një permendore


Nju Jorku,”kryeqyteti i emigrantëve”, shqiptarë, është dhe qyteti më i pasur me ngjarje dhe data të shënuara të çfardo gjenerate, të personaliteteve shqiptare në diasporë. Mbasi, këtu e filluan dhe e mbyllën jetën e tyre, disa nga figurat historike të kombit shqiptarë, të cilat, ikën prej komunizmit, me qëllim që veprimtarinë e tyre në dobi të çështjes kombëtare, do t’a shtrinin në këtë qytet që njifet si ;”Simboli Amerikan, i Lirisë dhe Demokracisë, së gjithë popujve të Botës.”
Njëra prej këtyre figurave, që i ka dhënë më shumë çështjes shqiptare, sidomos, gjatë prag fillimit, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe që jetojë deri sa vdiq në Nju Jork, ka qënë Abaz Kupi. Figurë e njohur e disaporës, i cili, ka lindur më 6 gusht 1892, në qytetin e Krujës së Skënderbeut, dhe vdiq në pasdrekën e 9 janarit 1976, në një klinikë spitalore të qytetit Long Island – New York, pas një sëmundje të rëndë.
Dhe, kështu në Nju Jork -, dje u tubuan një grup patriotësh shqiptarë, dhe anëtarë të familjes Kupi – për të kujtuar 40- vjetorin e vdekjes së Gjeneral Abaz Kupit. Partija “Lëvizja e Legalitetit” Dega e Tri-Shteshit, në marrëveshje me familjen Kupi, ka pëkujtuar me një tubim solemn 40- vjetorin e vdekjes së Abaz Kupit, së bashku me një grup veprimtarësh të pandarë të çështjes shqiptare, miqtë dhe dashamirët e familjes Kupi – aty ku prehet sot legjenda e rezistencës anti-fashiste, pra në varrezat qytetare Maple Grove Cemetery, në Kew Gardens.
Ata u mblodhën së bashku ashtu siç mblidhen pothuajse çdo vit në këtë datë – më 9 Janar, të përkujtojnë kësaj rradhe 40 – vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, burrit që në krye të trupave të Mbretit Zog i I-rë, i zbardhi faqen Shqipërisë, me rezitencën e vetme anti-fashiste më 7- Prill 1939. Duke e kujtuar atë me këtë rastë, edhe themelusin e Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit – sot, Partia Lëvizja e Legaliteitit.
Kjo përkujtimore e cila është e thejsht por simbolike, u mbyll me pelegrinazhin e përvjetëshëm tek varri i Abaz Kupit, ku anëtarët e familjes e Kupi, nipa e mbesa, të afërm të tij, atdhetar, patriot, demokrat shqiptarë në mërgim, të cilët pranë varrit të tij vendosën kurora me lule të freskta dhe buqeta lulesh, dhe, më pasë u shtrua një drek përkujtimore, në njërin prej mjediseve të lokalit ”Preett”, në lagjen Queens – në New York. .
Ceremonitë e ditës së shtunë– në përvjetorin e 40-të, të vdekjes së Abaz Kupit, i udhëhoqi kryetari i kësaj partie, Hakik Mena, i cili, ka faleminderuar pjesëmarësit në këtë përkujtimore tradiconale, që organizon familja Kupi, në bashkëpunim me Partinë Lëvizja e Legalitetit, në çdo fillim janari.
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit në SHBA, z. Hakik Mena i cili drejtojë solemnitetin e 40 vjetorit të vdekjes së Abaz Kupit, tha se :“Jemi mbledhur në këtë tubim, për të kujtuar Abaz Kupin, i cili, është dhe do të mbetet, një nga ata shqiptarët e vërtet , simbol i rezitencës kombëtare, i burrërisë, dhe i nderit të familjes së tij – besnik deri në vdekje e Mbretit Zog.”
Me këtë rastë, kreu i legalistëve ftoi në tryezën e nderit, nipin e Kupit, Sokol Kupin, anëtarin e Senatit, dhe veteranin e komunitetit Musli Mulosmani – një mbretëror shembullor, nën/kryetarin e Federatës PanShqiptare Vatra, zotin Asllan Bushati, sekretarin të Shoqatës Çamëria në SHBA, inxhinierit Sali Bollati, veteranin e ushtrisë amerikane Fran Smajli dhe kryetari i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit zotin Hakik Mena.
Hymnet kombëtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, shënuan hapjen e ceremonisë përkujtimore. Kurse, me një minutë heshtje iu dha respekt të gjithë të rënëve të kombit tonë , për liri, pavarësi, e demokraci.
Më pasë e mori fjalën – folsi kryesorë i kësaj veprimtarie /nënkryetarui i PLL, zoti Ahmet Hoti:
“Nuk, ka gja ma të mirë se sa me përkujtu e nderue jetën e bamat e Abaz Kupit, tha Hoti, në këto ditë rrapullinë në të cilat kalon rraca shqiptare, rrapullime e shkaktume prej ideologjisë çoroditëse të cilën ai me mish, shpirt, pushkë edhe në mërgim u mundua t’ia parandalojë Shqipnisë.
Ai më pas në fjalën e sotme, u ndal tek binomi Abaz Kupi/Zogizëm.
“Zogismi, si thelb të filozofisë së saj – u shpreh Hoti, ka shtetformimin. Kriteri i vetëm të cilin kjo filozofi përdori për të mbledh njerëzit rreth saj, ishte kontribut i gjithanshëm në këtë shtet-formim. Po të analizojmë përbamje njerëzore të kësaj filozofie, aty gjejmë Shqipninë e vërtetë. Aty gjejmë hoxhën, priftin apo babanë, gjejmë qytetarin dhe katundarin, beun dhe bujkun, të shkollumin dhe të paditunin, gegën edhe toskën, kosovarin dhe çamin. Ajo ashtë filozofi gjithëpërfshirse dhe jo përjashtuese dhe injoruese. Ajo nuk asht filozofi Elitash apo të ashtëqujtura elita. Aty asht gjithsecili që e ndjen me gjithë zemër se shqiptarëve u duhet nji shtet. Pikërisht për këtë Abaz Aga – e gjeti vedin në atë filozofi që dalëngadalë u personifikua me të” theksoi nënkryetari i kësaj partie më e vjetra në komunitetin shqiptar, zoti Ahmet Hoti.
Duke shtuar se përsëri Zogizmi, me pragmatizmin që e karakterizon, u mbështet tek besnikëria ndaj shtetit, kombit të tij, nderi e burrnia e shqiptarit. “E natyrisht besimi iu shpërblye me Europën dhe aleatin e saj SHBA, dhe, ajo çka Abaz Kupi dhe ushtarët, Xhandarët e Mbretërisë Shqiptare, banë atë ditë asht epopeja ma e lavdishme dhe ma e randësishme e shtetit shqiptar. Ajo de-facto na rreshtoi në krahun e Aleateve kundër Boshtit. Aqsa, në kujtimet e tij Ambasadori Grand na e shpjegon fare mirë se Mbreti e kishte të kjartë se do të kishte një luftë botërore, nga e cila do të dilnin fitues aleatet. Ai me bindje e rreshtoi Shqipninë drejt Perendimit dhe jo drejt Lindjes sllavo-komuniste. Por, jetësimi i këtij vendimi të zogizmit drejt Perendimit u krye nga epopeja e Abaz Kupit me shokë, në atë rezistencë që ishte e vetmja në gjithë kampin duke pas me vete idealin e Shqipnisë Etnike e cila ishte vija ndarëse mes nacionalizmit dhe internacionalizmit shqiptar.” tha në fjalën përkujtimore nënkryetari i PLL zoti Ahmet Hoti.
Kurse, nënkryetari i Vatrës, z. Asllan Bushati, i cili foli në emër të saj lexoi kumtësën e tij :”Abaz Kupi burrë i Pushkës dhe i Kuvendit”.
Në fund të fjalës së tij zoti Bushati tha se mendon se ka ardhur koha të bëhen disa ndryshime në funksion të kujtimit të veprës kombëtare të Abaz Kupit.
Duke shtuar :”Së pari, këtej e tutje, sygjeroj të përkujtohet e të festohet , ditëlindja e Abaz Kupit. Pra 6 gushti të këthehet në një festë popullore,ku të përcillen në mënyrë festive cdo gjë që ka lidhje me figurën dhe veprimtarinë e tij. Kjo jo vetën nga familja, por nga gjithë organizmat shoqëror e shtetror.Festimi të ketë kumtesa, këngë, valle,muzikë, pije dhe ushqim.
Së dyti: Monografia që është bërë për Abaz Kupin duhet të ri shkruhet ,sepse kanë dalë shumë dokumenta , kujtime e materiale të rëndësishme të cilat nuk janë përfshirë në këtë botim. Por në të njejtën kohë, botimi i ri të nxjerrë më mirë në pah gjithë dimensionet e figurës së Abaz Kupit .
Së treti: Eshtrat e trupit të pajetë të heriot popullor Abaz Kupit e kanë vendin pranë munomentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë. Këtë detyrim e ka komuniteti shqiptar i Amerikës dhe Partia e Legalitetit, (madje edhe Vatra e shoqatat etjera duhet të ndihmojë ),në kordinim me autoritet shtetrore në Tiranë .
Së katërti: Një bust i bronxtë i Abaz Kupit në qytetin e Krujës, do ti bënte nder gjithë shqiptarisë. Shpenëzimet për të duhet ti marrë përsipër Partia e Legalitetit në bashkpunim me komuniteti shqiptaro-amerikan dhe Bashkinë e Krujës”.
Ish- i burgosuri politik , veprimtari i komunitetit Muharrem Hudinishti, vuri në pahë atë sesi u nderua dhe u respektua nga Mbreti Zog dhe familja Mbretërore në mërgim, gjatë gjithë historisë së tij gjeneral Abaz Kupi.
“Ai nuk ka folur asnjëherë në veten e parë, u shpreh ndër të tjera Hudinishti, por në shumësin e Shqipëtarëve. Abaz Kupi, përfaqësonte Shqipërinë në rezistencën anti fashiste, e nuk ka qenë një luftëtar lokal, siç shprehet nji i ashtu quajturi historian komunist Pëllumb Xhufi – Lidhjet e tij, për shkak të idealit dhe luftës për çlirim kanë qenë shumë të ngushta me rrethet e tjera të Shqipërisë”.
40 vjetorin e vdekjes së Abaz Kupit e përshëndetën më pas edhe veprimtar të komunitetit, për të nderuar këtë figurë të madhe të kombit shqiptar, si publicisti dhe shkrimtari Tomë Paloka, dhe ish mësidhënësi shkodran, mbretërori Enver Ramadani.
“Sa herë që kam ardhur në këtë përkujtimore – jam frymëzuar me patriotizëmin tuaj, nga kjo çerdhe e patriotizimit shqiptarë, tha inxhinier Sali Bollati, një veprimtar i shquar i çështjes Çame në Shtetet e Bashkuara.
“Si një çamë nga Çamëria – i martirizuar qysh fëmijë nga grekërit e Zevros, theksojë ai në asnjë tubim tjetër nuk e gjejë atë ndjenjë patriotike, dashurinë dhe atdhedashurinë tonë, si këtu në mesin tuaj – teksa kujtojmë së bashku, Mbretin e gjithë shqiptarëve Zogun e Parë, dhe një nga figurat lengjendare të patriotizimit shqiptarë – simbolin e rezistencës – gjeneral Abaz Kupin, duke qenë krenar për atë që bëri Mbreti Zog dhe Abaz Kupi ”.
Veprimtari dalluar Sali Bollati, i Shoqatës Çamëria, në SHBA-ës, tregojë se çfarë vlerash dhe rëndësie ka përkujtimi i këtyre figurave kombëtare, sidomos në këto situata të pakëndëshme, që sipas tij që po kalojmë në shqiptarët, sidomos brezi i ri me propogandën e cila po largon nga nacionalizimi dhe çthurur atë pa e kuptuar.
Editori i Dielli Dalip Greca, solli përmes kumtesës së tij atmosferën e para 40 viteve, duke shfletuar numrin special të Diellit në pasvdekjen e Abas Kupit. Dielli, tha editori Greca, shënon në kronikën e rastit se Abas Kupi vdiq më 9 Janar 1976 dhe u varros më 14 Janar . Në varrimin e Tij mori pjesë dhe Mbreti Leka I, i cili udhëtoi nga Madridi së bashku me Ministrin e atëhershëm të Oborrit Dr. Selim Damani. Dielli shkruante se Familja Mbretërore e adhuronte Abas Kupin si një Hero Kombëtar të çmuar,dhe ndjeu një hidhërim të madh për vdekjen e tij.
Në kronikën e Diellit shënohet se në varrim ishte i pranishem edhe z. Alexander Macmillan, i biri i ish Kryeministrit të Anglisë, i cili udhëtoi nga Londra, enkas për këtë rast, Julian Emery dhe te tjere miq nga Anglia dhe Amerika.
Dielli përshkruante miqësinë dhe vlerësimin e madh që i bënë heroit shqiptar oficerët e lartë anglez, veçanërisht Julian Emri me grupin e vet që kishin qëndruar e luftuar pranë Shtabit të Abas Kupit në vitet e Luftës së Dytë Botërore.
Greca solli dhe elegjinë e përcjellë në ditëpercjelljen e heroit Kombëtar nga “Zonja e Vatrës”, Nexhmie Zaimi, në atë kohë kryetare e Vatrës për Nju Jork -Nju Xhersi, ku ishte i anëatrësuar edhe Abas Kupi. Zonja Zaimi e pat cilësuar Abas Kupin Hero Kombëtar dhe vatran besnik.
Interesante ishte edhe elegjia e Shefki Mirakut, që Dielli e pat botuar në numrin e 30 Janarit 1976 me titull:”Vizuer Vigan:Abas Kupi”.
Me rastin e ceremonisë përkujtimore që organizoni sot për 40-vjetorin e vdekjes së Heroit të rezistencës së 7 prillit 1939 dhe figurës së shkëlqyer të nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptar, Gjeneral Abaz Kupit, nëpërmjet një mesazhi nga Tirana, kryetari i PLL, zoti Sulejman Gjan, iu drejtua kësaj përkujtimore, për t’ju shpreh të gjithë legalistëve, bashkimin dhe përuljen bashkë me ta, para veprës së udhëheqësit historik të “Levizjes së Legalitetit” dhe nacionalizmit shqiptar.
Në fund të mesazhit të kreut të legalistëve zotit Gjana thuhej:”Në këto kushte është pra detyrë e jona dhe e djemve dhe vajzave të atyre që ndërtuan shtetin shqiptar dhe e mbrojtën pavarësinë, lirinë dhe nderin e Shqiptarëve në kohërat më të vështira, që të tregojmë se sakrificat e të parëve tanë ishin të drejta.
Duhet të vazhdojmë të mbrojnë, promovojmë dhe jetësojmë vlerat morale, politike dhe kombëtare të nacionalistëve si Gjeneral Abaz Kupi dhe të ndjekim shembullin e Tij dhe të patriotëve të tjerë me në krye Mbretin Zog, pasi vetën kështu do të kryejmë detyrën tonë ndaj Atdheut dhe Kombit dhe do të kontribuojmë që brezat e ardhshëm të gëzojnë një Shqipëri të lirë, të sigurt, të zhvilluar dhe të bashkuar; – atë Shqipëri për të cilën lindi dhe jetoi Gjeneral Abaz Kupi. -I paharrueshëm qoftë kujtimi i Tij !”
Tubimi përkujtimore u përmbyll me Homazhin tradicional, në vendin ku ndodhet varri i Gjeneral Abaz Kupit – në varrezat publike “Maple Grove Cementry” në Kew Graden( Queens), aty ku prehen edhe patriotë të tjerë, Fuad Myftia, Hysen , Abedin, dhe Agim Mulosmanaj. Në emër të familjes e Kupi, Qupi dhe Dani- djemet e vajzat – nipat e mbesat, te afermit e tij, atdhetarëve, patriotëve, demokratëve shqiptarë në mërgim, pranë varrit të tij – vendosën kurora me lule te freskta dhe buqeta lulesh dhe u bë një fotografi e përbashkët përkujtimore.
Në fund të kësaj ceremonie ishte Sokol Kupi që në emër të familjes Kupi në, bëri mbylljen e 40 vjetorit të ndarjes nga jeta të gjeneral Abaz Kupit Ai përshëndeti të pranishmit dhe faleminderojë ata, si njëri prej pjestarëve më të rinjë të kësaj familje, si biri i pinjollit të saj Fatbardh Kupit. Mbasi falemnderojë të gjithë pjesmarrësit, për nderimin që i bënë kësaj figure – Sokol Kupi, urojë : “Dhëntë Zoti dhe u bëftë realitet amaneti i të gjithë atyre, që vdiqën për këtë ditë, me amanetin e tyre për ne të bashkimit të gjithave trojeve tona në Shqipërinë Etnike.”
Kështu që, monarkistët, legalistët, demokratët, patriotët dhe nacionalisët në komunitetin shqiptar, nga Nju Jorku-Nju Jersi dhe Kenektikët, me këtë gjest simbolik, dhe përkujtim të thjesht për 40 vjet, me rradhë, arritën të mbajnë gjallë nacionalizmin shqiptarë, patriotizmin dhe vënë në pahë edhe një herë vlerat e mëdha dhe meritat e Gjeneral Abaz Kupit, në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit italian. Ata vlersuan me këtë rastë dhe i bënë nderime figurës së këtij tribuni të nacionalizmit shqiptarë, të cilin regjimi i Tiranës e mohoi me pa të drejt për me se gjysëm shekulli. Ata kërkuan që eshtrat e tij të prehen në Krujë dhe atje t’i ngrihet një permendore.
* Duhet cekur, materiali fotografik është për ilustrim nga vdekja e Abaz Kupit, dhe veprimtaria patriotike e shqiptarve të Amerikës, për dekda me radhë, marrë nga arkivi i albumit të Musli Mulosmanit- Në fotografin e vdekjes dhe varrimit që bëhet publike për herë të parë duken Haxhi Nimani dhe veteranii i legalitetit Musli Mulosmanaj një mbretëror besnik – duke i bërë roje nderi para arkivolit me trupin e Heroit-Abaz Kupi mbuluar me flamurin kombëtar. Nderim, thotë Mulosmani –Kryetarit të përjetshëm tëi sh-Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit(OKLL), sot, Partia Lëvizja e Legalitetit(PLL), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, – I përjetshëm kujtimi i Tij.




















Related

Diaspora 7206330726981023058

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item