Për dy muaj Rusinë e kanë braktisur 10 mijë shtetas turq

Pas krizës mes Turqisë dhe Rusisë për shkak të rrëzimit të avionit rus në fund të nëntorit, rreth 10 mijë shtetas të Republikës së Tur...


Pas krizës mes Turqisë dhe Rusisë për shkak të rrëzimit të avionit rus në fund të nëntorit, rreth 10 mijë shtetas të Republikës së Turqisë kanë braktisur Rusinë, raporton AA.
Siç informon agjencia ruse e lajmeve RIA, duke iu referuar të dhënave të Drejtorisë shtetërore për të huaj, në territorin e Rusisë momentalisht qëndrojnë 77 mijë shtetas turq.
Bëhet e ditur se në nëntor të vitit 2015 në këtë vend kanë qëndruar 86 mijë e 800 shtetas të Republikës së Turqisë. Që kur Turqia rrëzoi avionin rus për shkak të shkeljes së hapësirës së saj ajrore, dhe pasi Rusia vendosi regjim të vizave për qyetarët turq, numri i turqve në Rusi është zvogëluar në 11 përqind, gjegjësisht rreth 10 mijë prej tyre kanë braktisur Rusinë.
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë u përkeqësuan pasi forcat turke të sigurisë më 24 nëntor rrëzuan një avion ushtarak rus, për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore turke.
Nga Shtabi i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë atëherë deklaruan se avionët turq F-16 intervenuan pasi avioni rus u paralajmërua për shkelje të hapësirës ajrore të Republikës së Turqisë, edhe atë 10 herë brenda pesë minutave.

Related

Botë 3283014704197083358

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item