Pavarësisht deklaratave të tij, Trump kandidati kryesor i Republikanëve

Donald Trump thellon diferencën në sondazhet për republikanët dhe në nivel kombëtar dyfishon avantazhin përballë Ted Cruzit, pavarësis...


Donald Trump thellon diferencën në sondazhet për republikanët dhe në nivel kombëtar dyfishon avantazhin përballë Ted Cruzit, pavarësisht vijës së ashpër ndaj refugjatëve dhe Islamit, madje edhe duke deklaruar se nuk i intereson të jetë ”politikisht korrekt”.
Këtë deklaratë, Trumpi e bëri në debatin e parë presidencial për këtë vit mes kandidatëve republikanë, në Karolinën e Jugut.
“Refugjatët janë si Kali i Trojës. Ata duan të futin te ne terrorizmin dhe pikërisht për këtë ne nuk duhet të lejojmë që ata të hyjnë në Amerikë”, tha Trump.
Për ta forcuar hipotezën e tij, Trump përmend edhe atentatet në Stamboll dhe Xhakartë.
“Nuk është çështja se ushqejmë frikën. Është një realitet. Mes refugjatëve ka pak gra, shumë pak fëmijë dhe shumë burra. Të rinj dhe të fuqishëm”, thotë ai.
”Ajo që më intereson është vetëm siguria e atdheut tonë. Është siguria ajo për të cilën kemi nevojë. Kemi një problem të madh me Islamin radikal. Duhet të jemi të vëmendshëm”, shton Trump.
Ndërkohë, kandidatja demokrate, Hillary Clinton, e cila ndjek debatin nga televizori, irritohet edhe ndaj kritikave të republikanëve kundër presidentit Obama, që sipas tyre nuk u tregua i ashpër ndaj Iranit pas ngjarjes me marinarët amerikanë.
“Nuk mund të kthehemi te diplomacia e kaubojsave. Për të ardhmen kemi nevojë për një politikë të vërtetë të jashtme”, shkruan Clinton në Twitter.
“Amerika është edhe një vend i myslimanëve. Kush garon për president duhet ta dijë këtë. Islami nuk është armiku ynë. Retorika kundër Islamit… bën lojën e terroristëve”, shton ajo.
Në fund të debatit, Trump duket shumë i kënaqur.
”Nëse do të zgjidhem president, fëmijët e mi, Eric dhe Ivanka do të drejtojnë kompanitë e mia. Mua nuk më intereson. Unë do ta përdor mendjen time për Amerikën”, përfundon ai

Related

Top Lajm 2155190129132265040

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item