Parashikimi i “Sunday Times”: Fluksi i emigrantëve drejt Shqipërisë së varfër

Ishte paralajmëruar prej disa muajsh se në Shqipërinë mund të mësynin emigrantët e shumtë nga Siria. Shqetësimin e ngritën në atë ko...


Ishte paralajmëruar prej disa muajsh se në Shqipërinë mund të mësynin emigrantët e shumtë nga Siria.
Shqetësimin e ngritën në atë kohë nga autoritetet, përfshirë këtu edhe kryeministrin Rama.
Megjithatë, deri më tani parashikimet e një rritjeje të mundshme të fluksit nuk kanë rezultuar të vërteta. Një gazetë britanike e ngre sërish këtë shqetësim, duke theksuar se Shqipëria rrezikohet nga fluksi i emigrantëve për shkak se Maqedonia ka vendosur kontrolle të ashpra në territorin e saj.
“Ne do të kthejmë tre ish-qendra ushtarake në vende pritjeje për emigrantët”, është shprehur Shemsi Prenci, drejtor i emergjencave civile pranë Ministrisë së Brendshme për britanike “Sunday Time”.
“Nëse nuk do të jetë e pamundur të ndalim fluksin, do t’i akomodojmë emigrantët në disa hotele shtetërore që janë përdorur për pushimet e ushtarakë në bregdetin shqiptar”, shton ai.

Related

Shqipëria 6425718374215335083

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item