Operacioni “Malok”, shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Verona

Policia e Veronës ka shpartalluar një bandë trafikantësh droge që përbëhej nga italianë, shqiptarë dhe nigerianë. Sipas  mediave  ve...


Policia e Veronës ka shpartalluar një bandë trafikantësh droge që përbëhej nga italianë, shqiptarë dhe nigerianë.
Sipas mediave vendase, ata trafikonin heroinë dhe kokainë në zonën e Veronës. Bëhej fjalë për një grup shumë të strukturuar, të cilët kishin formuar një “kartelë” dhe i jepnin një dorë të fortë njëri-tjetrit, kur njëri nuk kishte drogë për të shitur, i vinte në ndihmë një nga pjesëtarët e bandës që e furnizonte.
Hetimet kanë nisur që në muajt e parë të vitit 2013, të koduara me emrin “Malok”, pasi hetuesit kishin vënë re se në zonën e Cereas, kishte mbërritur një shqiptar mjaft aktiv në tregun e pasur të zonës.
Që nga ky moment, kishte nisur edhe ndjekja e hetimi i personave të njohur poër shqiptarin dhe me të cilët ai shoqërohej. Hetuesit kishin parë se nuk kishin të bënin me shpërndarës të vegjël droge, por me “grosistë”, interesi i vetëm i të cilëve ishte të fitonin sa më shumë që të jetë e mundur në “territorin e tyre”.
Pas disa arrestimeve në vitin 2013, tani gjyqtari në së Verona, ka lëshuar urdhër arreste për 6 persona, konsideruar si udhëheqësit e “Cartelës së Veronës”.
Në burgun e Montorio tani janë dërguar shqiptari me inicialet M.B, 29 vjeçar srezidentë në Ceredigion; një 42-vjeçar nigerian, i specializuar në trafikimin e heroinës dhe një italian.
Dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Related

Top Lajm 8511717043496232383

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item