Obama fton refugjatin sirian të mbajë fjalim para Kongresit amerikan

Presidenti amerikan Barak Obama të martën do të mbajë fjalimin e tij të fundit para Kongresit mbi unitetin e kombit, kurse vëmendjen e...


Presidenti amerikan Barak Obama të martën do të mbajë fjalimin e tij të fundit para Kongresit mbi unitetin e kombit, kurse vëmendjen e opinionit e ka tërhequr ftesa që i ka dërguar një refugjati sirian,
Obama për këtë ngjarje ka ftuar Refaai Hamo, shkencëtarin nga Siria, i cili për opinionin amerikan u bë i njohur nga reagimet e deklaratave diskriminuese të pretendentit republikanë për kandidat presidencial në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.
Hamo do të ulet në lozhën solemne e cila i është dedikuar zonjës së parë të SHBA-ve, Michelle Obama, raporton gazeta “USA Today”.
Hamo muajin e kaluar hapi një blog në internet me titull “Populli i Nju Jorkut”, ndërsa komentet e tij në rrjetet sociale ndiqen nga miliona përdorues. Presidenti Obama e ka vlerësuar për veprimtarinë e tij sociale dhe e ka vlerësuarar si frymëzues. Aktori i famshëm, Edward Norton organizoi një event bamirësie për sirianin në fjalë.
Ky është siriani 55-vjeçar i cili në fillim të luftës në Siri humbi gruan, vajzën dhe pesë anëtarë të tjerë të familjes. Në SHBA, konkretisht në Michigan, arriti muajin e kaluar, kurse më parë me djalin e tij dhe tre vajzat kaloi dy vjet si refugjatë në Turqi.
Administrata e Obamaës ka dënuar ashpër deklaratat e politikanit republikan, në krye me Donald Trump, dhe njoftoi se këtë vit do të pranojnë 10 mijë refugjatë sirianë.
Ndryshe, Hamo vëmendjen e tërhoqi në artikullin e tij të parë të publikuar në internet, në të cilën ai pohon se, pavarësisht nga të gjitha tragjeditë që i ka përjetuar, megjithatë ka një arsye për të jetuar dhe për ti sjellë botës ndryshime.
“Kam shumë punime shkencore që dua ti realizojë në SHBA. Një nga zbulimet e mia tashmë po punohet në Stamboll, ku nga energjia e lëvizjes së trenave prodhohet energjia elektrike. Kam bërë një projekt të avionit që mund të fluturojnë 48 orë pa karburant. Po punoj në një instrument i cili disa javë më parë do të njofton mbi tërmetet. Dëshiroj të punoj dhe sërish të jem njeri. Dua të kem një vend për të punuar. Jam ende gjallë dhe nuk dua dikush të mendoj se e imja ka përfunduar”, tha Hamo në artikullin e tij të parë të botuar pas mbërritjes në SHBA, shkruan AA.
Paralelisht me këtë, sipas burimeve anonime nga Shtëpia e Bardhë, Obama në fjalimin e tij më shumë vëmendje do ti kushtojë rishikimit të asaj se çka është bërë gjatë dy mandateve të tij në pushtet, dhe nuk do ti kushtojë shumë vëmendje Kongresit, ku republikanët kanë shumicën.

Related

Bota 6505793761922286949

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item