Nuk “respektoi” vjehrrin, babë e bir tentojnë të hedhin nusen nga ballkoni

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zvicër ku baba e bir shqiptarë nga Kosova kanë dalë para gjykatës, pasi kanë tentuar të hedhin n...


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zvicër ku baba e bir shqiptarë nga Kosova kanë dalë para gjykatës, pasi kanë tentuar të hedhin nusen nga ballkoni.
Vjehrri i inatosur se nusja nuk po e respektonte, e ka kapur atë dhe ka dashur ta hedhë atë nga ballkoni.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Winterthur në Zvicër, ku vjehrri 68 vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova e ka kapur me forcë të renë nga krahët dhe është nisur drejt ballkonit.
Në ndihmë babait i ka ardhur edhe djali, bashkëshorti i 32 vjeçares i cili e ka kapur të shoqen prej këmbëve, për ta hedhur nga ballkoni,-shkruan sda.ch
Në momentin e fundit gruaja e cila ishte kapur fort pas hekurave të ballkonit, është shpëtuar nga djali i saj 9 vjeçar, e cili e ka kafshuar aq fort në kofshë të atin sa e ka detyruar atë ta lëshojë gruan.
Sot, babë e bir po përgjigjen para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Winterthur.
Prokuroria ka kërkuar dënimin me 10 muaj burg efektiv dhe një gjobë prej 40 frangash për bashkëshortin. Ndërsa për babain/vjehrrin, 8 muaj burg efektiv dhe po ashtu 400 franga gjobë. Të dy akuzohen për detyrim, kërcënim dhe përdorim dhune si edhe shkaktim lëndimi.
Bashkëshorti, si masë sigurie po ashtu duhet të ndjekë kursin: «partneriteti pa dhunë».

Related

Kronika 2325803734725166212

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item