“Nuk ndjehem fajtor”: Publikohet letra e “trurit” të Holokaustit

Izraeli dje ka publikuar një letër e cila është shkruar disa dekada më parë – dy ditë para se të ekzekutohej – nga krimineli nazist...



Izraeli dje ka publikuar një letër e cila është shkruar disa dekada më parë – dy ditë para se të ekzekutohej – nga krimineli nazist Adolf Eichmann, duke kërkuar mëshirë për rolin e tij që kishte në Holokaust.
Adolf Eichmann i cili ishte transferuar në Izrael në vitin 1960, ku ai u dënua me vdekje, kishte thënë se gjykata izraelite kishte mbivlerësuar rolin e tij në organizimin e logjistikës për “zgjidhjen finale” të Hitlerit që çoi në shfarosjen e gjashtë milionë hebrenjve, transmeton Telegrafi.
Siç shkruajnë mediat e huaja, presidenti izraelit Reuven Rivlin prezantoi sot në një ceremoni që shënonte Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, deri tani letrën e pabotuar, të cilën Eichmann ia kishte dërguar presidentit të atëhershëm Yitzhak Ben-zvij.
Në letrën e Eichmann ishte shkruar se duhet bërë dallim në mes të liderëve përgjegjës dhe njerëzve si ai, që siç thotë ai ishin të detyruar për të shërbyer si “instrumente në duart e liderit”.
“Unë nuk isha një udhëheqës me përgjegjësi dhe, si i tillë, nuk do ndjehem fajtor”, ka shkruar më pas ai.
Eichmann kishte shkruar se ai nuk mund ta njoh vendimin e gjykatës si të tillë dhe kërkon nga presidenti ta përdorë të drejtën e tij për të dhënë falje dhe të urdhërojë mosekzekutimin e tij.
Letra mban datën 29 maj 1962, e Eichmann u ekzekutua me varje rreth mesnatës së 31 majit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.
Ai, si njëri nga organizatorët kryesorë të Holokaustit, u arratis nga kamp-burgjet, pas Luftës së Dytë Botërore në Argjentinë në vitin 1950, ku ai jetonte nën një emër të rremë, derisa u kap nga agjentë të inteligjencës izraelite Mossad, në maj të vitit 1960 dhe u zhvendos në Jeruzalem.

Shteti hebre është shprehur krenar për aftësinë e agjencive të sigurimit për të sjellë atë para drejtësisë, dhe Rivlin sot tha se gjyqi i Adolf Eichmann ishte një moment i madh në historinë e Izraelit.
“Në vitet e para pas Holokaustit, njerëzit në Izrael ishin të zënë me rindërtimin dhe krijimin e një shteti të pavarur. Gjyqi i Eichmann theu murin e heshtjes. Aftësia e shtetit të ri hebre për të kapur një vrasës nazist ka dhënë një ndjenjë të sigurisë për ata që mbijetuan Holokaustin”, ka shtuar ai.
Në shërbimin e sotëm përkujtimor janë paraqitur edhe dokumente të tjera, duke përfshirë lutjet për mëshirë nga gruaja Vera dhe pesë vëllezërit e tij, si dhe letra e Ben-Zvijevo ministrit të atëhershëm të Drejtësisë, e cila hodhi poshtë kërkesat e tyre.
Izraeli dhe aleatët e saj kanë vazhduar të përdorin burimet e tyre nëpër botë duke ndjekur përgjegjës për Holokaustin, edhe pse shumica e kryesve tani janë në prag të vdekjes.
Dje, Qendra “Simon Wiesenthal”, publikoi një listë të 10 nazistëve të pretenduar të cilët do të mund të ndiqen në vitin 2016, dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se anti-semitizmi është në rritje përsëri në Evropë.

Related

Top Lajm 3999381068226496671

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item