Norvegjia ka filluar deportimin e refugjatëve në Rusi

Norvegjia ka filluar deportimin e refugjatëve nga Rusia. Sot është nisur grupi i parë prej 60 njerëzve ku janë dërguar me autobusë der...


Norvegjia ka filluar deportimin e refugjatëve nga Rusia. Sot është nisur grupi i parë prej 60 njerëzve ku janë dërguar me autobusë deri në kufi.
Rreth 5 mijë e 500 njerëz duhet të barten nga Norvegjia në Rusi, ndërsa shumë nga ta kanë kaluar kufirin me këtë shtet me biçikleta si pjesë e valës së refugjatëve në Evropë vitin që shkoi.
Autoritetet norvegjeze në nëntor të vitit që shkoi kanë paralajmëruar se do t’i kthejnë njerëzit që vijnë në këtë shtet nga shtetet që konsiderohen të sigurta.
Deportimi ka filluar pasi që Rusia ka pranuar se Norvegjia mund t’i kthejë refugjatët edhe me vizat ruse, me autobusë nga të cilët shumë nga ta kanë ikur nga konflikti me Siri.
Norvegjia më parë ka kthyer prapa refugjatët me biçikleta pasi që me rregulla ka qenë e ndaluar që t’i dërgojnë njerëzit pa dokumente të nevojshme si dhe njerëzit që kalojnë kufirin këmbë
Këtë hap e kanë dënuar grupet për të drejtat e njeriut për aryse se temperaturat në kufi sillen rreth minus 30 gradë Celsius.
Gjatë vikendit rreth 70 njerëz janë sjellë nga qendrat tjera të azilit në Norvegji në qendrën pritëse në qytetin Kirkenez rreth tetë kilometra nga kufiri rus shkruajnë mediat norvegjeze.
Rreth 40 njerëz u larguan nga qendra në Vads nga frika se do të kthehen në Rusi , ka thënë drejtori i kësaj qendre për mediat lokale .

Related

Botë 8519411797033147442

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item