Njihuni me 6 mashtruesit më të mëdhenj që ka njohur bota

1 – Christian Gerhartreiter: Vrasësi që pretendonte t’i përkiste familjes Rockefeller I lindur me emrin Christian Karl Gerhartsrei...


1 – Christian Gerhartreiter: Vrasësi që pretendonte t’i përkiste familjes Rockefeller
1-2
I lindur me emrin Christian Karl Gerhartsreiter në Gjermani në vitin 1961, Rockefeller-i fals mbërriti në SHBA me vizë turisti kur ishte adoleshent dhe u vendos në Kaliforni. Atje e quajti veten Christopher Chichester dhe u tha njerëzve se ishte producenti i një filmi dhe se kishte të afërm një burrë shteti britanik Lord Mountbatter. Në fillim të viteve ’90, ai i vuri vetes emrin Clark Rockefeller dhe u vendos me banim në Nju Jork, ku darkonte në klube private, dhe kishte një koleksion mbresëlënës por të rremë arti dhe fliste për emra njerëzish të mëdhenj që gjoja ishin miqtë e tij. U martua me një ekzekutive të Harvardit, me të cilën bëri një vajzë në vitin 2001, megjithatë bashkëshortja e tij i kërkoi divorcin 6 vjet më vonë dhe mori kujdestarinë e vajzës. Në vitin 2008, ndërsa vizitonte vajzën e tij në Boston, Gerhartsreiten e mori atë dhe fluturoi për në Baltimore, tashmë me një tjetër identitet. Pasi ngjarja u bë e bujshme, policia e kapi Gerhartsreiter në Baltimore. U zbulua që ai kishte marrë peng, kishte vrarë dhe copëtuar trupin e pronarit të tij në San Marino. Ai u dënua me 27 vite burg.
2 – Sarah Edmonds: Gruaja që pozoi si mashkull për të shërbyer në Luftën Civile
2-2
Historianët kanë vlerësuar se 400 nga 1000 femra janë maskuar si meshkujt për të marrë pjesë në Luftën Civile Amerikane për Veriun apo Jugun. Mes tyre ishte Edmonds, e lindur në New Brunswick, Kanada, në vitin 1841 dhe u largua nga shtëpia e saj kur ishte adoleshente për t’iu shmangur një martese të detyrueshme. Ajo u vesh si burrë dhe përdori emrin Franklin Thompson për të gjetur punë. Edmonds u punësua si shitëse guidash udhëtimi dhe jetonte në Miçigan, aty ku shpërtheu lufta. Duke e ndjerë se e kishte për detyrë, ajo mori pjesë në një numër të madh luftimesh, madje shërbeu edhe si korriere dhe infermiere. Pasi u sëmur nga malaria, ajo braktisi regjimin e saj në vitin 1863, më mirë se sa të zbulohej që ishte femër duke kërkuar trajtim në spitalin ushtarak. Duke ndjekur rikuperimin e saj, Edmonds ndaloi së pretenduari se ishte Franklin Thompson dhe, e veshur me rroba tradicionale femërore, punoi si infermiere për pjesën tjetër të mbetur të luftës.
3 – Tichborne Claimant: Rasti që mahniti Anglinë Viktoriane
3-2
Në vitin 1854, Roger Tichborne, një anëtar i një familjeje aristokratike britanike, la Amerikën e Jugut me anije dhe humbi në det. Mendohej i vdekur. E shkatërruar nga zhdukja e djalit të saj, e ëma e Tichborne, e bindur se ai ishte ende gjallë, vendosi reklama në gazeta në mbarë botën, ku ofronte një çmim për këdo që jepte informacion rreth Roger. Në vitin 1865, një person që pretendoi të ishte trashëgimtari i humbur doli përpara e tha se ai u shpëtua nga një anije dhe u dërgua në Australi, ku punonte kasap me emrin Tom Castro. E ëma e Roger e mori për të vërtetë këtë. Megjithatë kur erdhi puna për të kërkuar nga pasuria e familjes, Castro u sfidua nga të afërmit e tjerë. Ata punësuan investigatorë për të provuar identitetin e vërtetë të Castro-s. Shumë mendonin se ai kishte mospërputhje me Roger-in e vërtetë, pasi nuk dinte frëngjisht, gjuhë që më parë Roger e fliste rrjedhshëm. Pasi u zbulua se ishte i rremë Castro u fut në burg e pasi doli vdiq në varfëri në vitin 1898.
4 – Ferdinand Demara: Një mashtrues serial që u hoq për kirurg
4-2
Demara, i cili u bë subjekt i një libri dhe filmi me titullin “Mashtruesi i madh” bëri karrierë duke u hequr si njerëz të tjerë, madje edhe duke punuar si kirurg, pavarësisht se nuk kishte marrë asnjë leksion në shkollën mjekësore. I lindur në vitin 1920 në Masaçusets, Demara u përjashtua nga shkolla dhe u largua nga shtëpia për t’iu bashkuar një grupi murgjish. Në fillim të viteve ’40, ai u rekrutua në ushtrinë e Marinës. Ndërroi një sërë emrash, dhe punonte si instruktor kolegji, drejtor burgu, student drejtësie, në mesin e profesioneve të shumta për të cilat mashtronte. Gjatë Luftës Koreane, Demara bëri mashtrimin më të madh duke u heq si kirurg, dhe u punësua në Marinën Mbretërore Kanadeze. Ai ndërmori disa nga operacionet më të vështira, madje edhe heqjen e një plumbi afër zemrës së ushtari. Pavarësisht vëmendjes së madhe të medias kur u zbulua mashtrimi, kanadezët nuk ngritën padi kundër tij. Jeta e Damaras u bë subjekt i një libri bestseller që më pas u bë edhe film. Njeriu i identiteteve të shumta vdiq në Kaliforni në vitin 1982.
5 – Victor Lustig: Njeriu që shiti Kullën Eifel dhe mashtroi Al Kaponen
lustig
Herët në karrierën e tij kriminale, Lustig takoi pasagjerë të pasur në anijet e linjave dhe i bindi ata të blinin makineri që printonin para. Lustig, i lindur në vitin 1890 në Austro-Hungari, largohej sapo udhëtarët e pasur kuptonin që mjeti që ai i kishte shitur nuk punonte, por ishte mashtrim. Një tjetër mashtrim i Lustig ishte shitja e Kullës Eifel në mesin e viteve ’20. Duke u hequr si zyrtar qeverie, Lustig kreu takime me disa nga tregtarët e metalit gjoja për të ripariruar kullë e famshme. Një tregtar e korruptoi Lustig për t’i siguruar ofertën fituese për punë, dhe pasi i pagoi atij një shumë të majme për të marrë gjasme posedimin e kullës, më vonë mësoi se ishte mashtruar. I zënë ngushtë edhe nga fakti që e kishte korruptuar, ai nuk ngriti padi. Lustig më pas u largua për në Amerikë, ku mori identitete të rreme, dhe vazhdoi të bënte një shumëllojshmëri mashtrimesh. Ai arriti të mashtronte edhe vetë Al Kaponen, që të investonte në një marrëveshje e cila do i dyfishonte paratë e tij. Pas një periudhe të shkurtër, Lustig i tha mafiozit se skema nuk kishte funksionuar, dhe se ai do t’i kthente paratë e tij gjithsesi. I impresionuar nga ndershmëria e supozuar e Lustig, Kapone i pagoi atij një çmim. Në vitin 1935, agjentë në Nju Jork, më në fund arritën ta kapnin Lustig. Pasi u dënua dhe u dërgua në Alkatraz, Lustig vdiq në vitin 1947.

6 – George Psalmanazar: Një mashtrues që trilloi historinë dhe gjuhën e një vendi që kurrë nuk e vizitoi
5-2
I lindur në vitet 1670, me shumë gjasa në Francë, Psalmanazar u bë i famshëm në Britani në fillim të viteve 1700 pasi pretendoi të ishte nga vendi i quajtur Formosa (Taivani i sotëm), një ishull i largët i panjohur për europianët. Në librin “Përshkrim historik e gjeografik i Formosa-s” të publikuar në vitin 1704, Georvge shkroi për jetët dhe zakonte e popullit formosanian, që sipas tij përfshinte edhe kanibalizmin dhe sakrifikimin e mijëra fëmijëve çdo vit tek një Zot formosian. Duke e prezantuar veten si një turist, Psalmanazar, tërhoqi vëmendjen e shoqërisë së lartë britanike dhe dha leksione rreth tokës së tij të rreme. Ai madje shpiku edhe gjuhën e alfabetin e këtij ishulli. Me kalimin e kohës, ai u zbulua si mashtrues.

Related

Top Lajm 2717562389286317039

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item