Njeriu që tentoi të vriste Enver Hoxhën: Si na provokonin me femra në hetuesi

Ai ishte një mësues 25-­vjeçar që punonte në fshatrat e Kukësit, por me ideale aq të mëdha, sa të përmbyste një sistem diktatorial. ...


Ai ishte një mësues 25-­vjeçar që punonte në fshatrat e Kukësit, por me ideale aq të mëdha, sa të përmbyste një sistem diktatorial.
Dhe e vetmja mënyrë për ta arritur këtë qëllim ishte vrasja e Enver Hoxhës, ndaj të cilit u bë një atentat konkret në Kodër­Kamzë. Një utopi e guximshme në fund të viteve ‘60 e një grupi me 8 intelektualë, ku bënte pjesë edhe personazhi ynë që flet për gazetën “Panorama”, Xhavit Gjana.
Në fakt, çfarë do të lexoni më poshtë, nuk është thjesht një intervistë, por një dëshmi terrori psikik, fizik dhe seksual në qelitë e diktaturës.
Është mbijetesa dinjitoze e një të burgosuri politik, të cilit dëshira për liri i kushtoi rininë dhe sërish nuk ndihet i penduar. Siç thotë Xhevati, ai apo bashkëvuajtës të tij nuk kërkojnë hakmarrjen, por të vërtetën. Sepse, vetëm e vërteta do t’i çlironte nga fantazmat e së shkuarës.
Ai rrëfen mes të tjerash edhe detaje se si i provokonin me femra në hetuesi, e flet edhe për përdhunimet e meshkujve në burgje:
“Po tregoj një detaj që më ka ndodhur, kur isha në hetuesi. Në krah të birucës sime sollën një femër, që e di me emër e mbiemër Gj. Ç. dhe lanë dyert e qelisë hapur, si asnjëherë tjetër.
Pra hetuesit tentuan të përdornin për zbulim metodën e joshjes nëpërmjet GJ. Ç. Gjithçka ishte një kurth që unë të shkoja tek ajo dhe të më kapnin në flagrancë me GJ.Ç., kështu të më shtonin akuzat, ose të më detyronin të bëhesha bashkëpunëtor i tyre apo ku i dihet çfarë tjetër.
Pavarësisht se i lanë dyert hapur dhe Gj. Ç. po më provokonte, unë nuk shkova tek ajo. Gjithsesi, Gj.Ç. erdhi te qelia ime dhe nisi të më provokonte edhe më shumë, por unë e shtyva dhe i thashë: Ik, o lavire! Ndërsa ajo më shau: Malok! Dhe iku. Kështu kjo tentativë e hetuesisë dhe Sigurimit dështoi.
Një provokim identik i bënë edhe Shefqetit, me një polake të quajtur Barbara. Pra, hetuesit i fusnit vetë femrat nëpër burgje dhe para se t’i sillnit te të dënuarit, sigurisht që i keqpërdornin vetë seksualisht. Dikë me dëshirë e dikë me përdhunim, derisa dorëzoheshin të gjorat.
Në vitet ‘50 e ’60, kjo metodë ka qenë shumë e zakonshme, përdhunimet ishin hapur, “lisho”, aq sa i doli era gjithandej. Atëherë nisën të vendosnin gardiane femra në vend të meshkujve, sepse Partia e kishte me merak “moralin”, tregon ai.

Related

Dossier 2460090827122868739

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item