Njerëzimi dhe e ardhmja jonjerëzore

Nga Kemal Derviş Impakti i përparimeve teknologjike inovative si inteligjenca artificiale në funksionimin e ekonomive tona dhe tregjev...

Nga Kemal Derviş
Impakti i përparimeve teknologjike inovative si inteligjenca artificiale në funksionimin e ekonomive tona dhe tregjeve të punës ka qenë një temë e nxehtë për një kohë të gjatë.  Por libri i fundit i Jerry Kaplan “Një guidë e pasurisë dhe punës në Epokën e Inteligjencës Artificiale” më ka bërë të kuptoj madhësinë e rreziqeve të vërteta socioekonomike.
Një shembull relativisht i njohur i impaktit të revolucionit dixhital mbi punët e tregjeve është aftësia për të fituar rikthime të mëdha në tregtinë me shpejtësi të lartë duke qenë përpara kujtdo një mikrosekond. Një tjetër është kapaciteti për diskriminim të çmimit nga ata që bëjnë tregjet e reja elektronike si Uber, që kështu përvetësoi çdo qindarkë të “tepricës së konsumatorit të vjetër” të teorisë mikroekonomike. Shpejt një lloj i ri i Uberit të përparuar do të shfaqet, makina integruese, autobusë, anije, avionë udhëtimi dhe dhoma hoteli një super aplikacion. Në fakt, disa prodhues makinash tani po punojnë pikërisht mbi këtë.
Një pyetje kyçe është përse kompeticioni i mirë, i vjetër nuk i pret këto përfitime menjëherë. Përgjigjja shpesh gjendet në modelin e biznesit. Kompanitë huazojnë shumë për të filluar biznesin, mbledhin kosto të mëdha fikse dhe shpesh ofrojnë çmime të lira në fillim aq sa humbasin para. Kjo i jep atyre mundësinë të zgjerojnë bizneset e tyre virtualisht pa konkurrencë derisa të krijojnë atë që është në thelb një monopol. Në këtë pikë ata mund t’i ngrenë çmimet dhe të përfshihen në diskriminim të çmimit relativisht lirshëm.
Siç e thekson Kaplan, kjo është pikërisht ajo çfarë ka bërë Amazon. Në fillim arriti një shkallë masive, duke i dhënë mundësinë ruajtjes së produkteve të paporositura në vende të përhapura dhe duke pakësuar kostot e transportit. Tani mund të ofrojë shërbim të shpejtë dhe falas, që kompanitë më të vogla nuk e mundin dot. Shtoji kësaj algoritmet komplekse që vendosin çmimet në një mënyrë që maksimizohet fitimi dhe dominanca e kompanisë duket relativisht e sigurt.
Teksa kjo qasje lehtëson rritjen e super-firmave globale, ajo krijon probleme serioze për tregjet e punës dhe shoqëritë, sepse shkatërron më shpejt punët e nivelit të mesëm bazuar në aftësitë e vjetra sesa mund të krijohen punët e bazuara te aftësitë e reja. Po aq serioze, është kontribuimi te nivelet shokuese te pabarazia e të ardhurave, ku disa kryefamiljarë jo vetëm shijojnë pasuri të madhe, por gjithashtu kanë influencë politike të konsiderueshme. Nëse të ardhurat bëhen shumë të përqendruara shumë shpejt, investimi i dëshiruar priret të pengohet nga kursimet e mundshme, duke krijuar një mungesë balance makroekonomike Kejneziane. (Ndryshe nga besimi popullor, ajo që ka rëndësi nuk është sasia e të ardhurave që shkojnë drejt atyre që fitojnë më shumë, por ndryshimet në atë të ardhur).
Kështu, impakti i këtyre përçarjeve teknologjike mbetet relativisht i vogël në vendet e përparuara. Por mund të ndikojë te rreth 20për qind të PBB dhe rreth 40 për qind të punëve deri në vitin 2030. Ky është një ndryshim i madh, që ndodh në një shpejtësi të paprecedent.
Kështu ne po mësohemi me thyerjen e rekordeve – në vitin 2013 më shumë se 90 për qind e të gjithë të dhënave të mbledhura në historinë njerëzore u akumuluan në dy vitet e fundit – realiteti është se shpejtësia dhe shkalla e këtij transformimi paraqet sfida madhore. Nëse dështojmë në adresimin siç duhet të tyre, rezultati nuk ka gjasa të jetë një shoqëri e më sigurt dhe më e begatë, por një shoqëri ku frustrimi dhe mungesa e shpresës rritet, duke çuar mundësisht drejt sjelljeve ekstreme.
Një propozim, i bërë nga Kaplan, është të krijohet një “hua pune”. Kompanitë me një nevojë të ardhshme për disa aftësi do të bëhen një lloj sponsori, duke përfshirë ofertat e mundshme për punë te një person që kërkon t’i zotërojë ato aftësi. Punonjësi mund të sigurojë një kredi kundrejt të ardhurave të projektuara për të ardhmen për të financuar studimet. Kreditë do të shpaguhen sapo të fillojë puna. Nëse nuk gjendet punë, individi do të ketë përgjegjësi vetëm për pagimin e një pjese të kredisë, me balancën tjetër të shlyer nga kompania që ka një lloj rreziku. Do të ketë gjithashtu një tavan mbi pagesat si një përqindje e të ardhurave.
Propozime të tjera përqendrohen mbi reformimin e kornizës ligjore për të reflektuar më saktë mënyrat e reja të punës. Për shembull, ata që janë pjesërisht të vetëpunësuar dhe pjesërisht të punësuar nga një palë e tretë do të duhet të inkorporohen më mirë në politikat sociale.
Ndryshime të tilla do të ishin padyshim të dobishme. Por asnjë prej këtyre propozimeve nuk reflekton shkallën e transformimit që ne kemi përballë. Çfarë vërtetë kemi nevojë është në thelb transformimi i mënyrës si shoqëritë funksionojnë – dhe shpejt.
France Stratégie, që këshillon qeverinë franceze dhe sipërmarrësi amerikan Nick Hanauer kanë propozuar reforma në politikën sociale që kanë një thelb të ngjashëm konceptual. Individët fitojnë “pretendime” përgjatë jetës së pari duke qenë banorë të ligjshëm, dhe më pas le të themi duke marrë diploma arsimi, duke fituar certifikata profesionale, duke performuar shërbime komunitare dhe duke fituar para. Këto pretendime mund të shkëmbehen për përfitime të ndryshme, si leje familjare, ritrajnim ose të ardhura shtesë për pensionin. Sistemi duhet të përfshijë të gjithë banorët dhe të jetë plotësisht portabël, me shumë hapësira për njerëzit që këta të zgjedhin se kur t’i përdorin pretendimet e tyre. Rregullimet  plotësuese, – me le të themi ofrimin e punëdhënësve të mundshëm të krediteve shtesë për ritrajnim – mund të zbatohen.
Njëkohësisht, qeveritë duhet të përditësojnë politikën e konkurrencës për të mbrojtur ndaj shfaqjes së monopoleve globale. Këtu, marrëveshjet mega-rajonale të reja të tregtisë si Marrëveshja e Transatlantikut dhe Partneriteti i Investimit dhe Partneriteti Trans-Paqësor, duhet të rezultojnë pa vlerë, duke qenë se aktorët e sotëm të fuqishëm nuk lejohen të diktojnë kushtet që shkojnë vetëm në interes të njërit.
Bashkëpunimi ndërkombëtar duhet të forcohet gjithashtu për të parandaluar shumëkombëshet nga shmangia e taksave duke ndryshuar përfitimet sipas juridiksioneve. Shmangie e tillë e taksave ka arritur në miliarda dollarë.
Sajimi me sistemet ekzistuese nuk do të jetë i mjaftueshëm për të na përgatitur me transformimin e nxitur nga teknologjia me të cilin po përballemi. Ne kemi nevojë për një strategji gjithëpërfshirëse që synon të krijojë tregje – dhe politika – vërtetë konkurruese dhe të sigurojë se politika publike i sjell përfitim të gjitha palëve.
Project Syndicate-BIRN

Related

Top Lajm 9052076073277690654

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item