Një kritik i Presidentit rus gjendet i vdekur në banesën e tij

Një gazetar i famshëm në Rusi dhe analist politik u gjet i vdekur në banesën e tij. Vladimir Pribylovsky, 59 vjeçar, është gjetur i pa...

Një gazetar i famshëm në Rusi dhe analist politik u gjet i vdekur në banesën e tij.
Vladimir Pribylovsky, 59 vjeçar, është gjetur i pajetë në banesën e tij në Moskë, ndërsa mbeten mister shkaqet e vdekjes.
Lajmin e bëri të ditur një koleg i tij, historiani Yury Felshtinsky në një postim në rrjetet sociale. Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar në lidhje me njoftimin për vdekjen e tij.
Në vitin 2007, banesa e Pribylovskyt ishte bastisur nga policia dhe atij u ishin konfiskuar kompjuterët dhe materialet elektronike që kanë të bëjnë me librin “Korporata: Rusia dhe KGB-ja në epokën e presidentit Putin”.
Yury Felshtinsky ishte bashkautor i këtij lilbri së bashku me Vladimir Pribylovskyn, të shtypur në vitin 2009 në New York.
Libri u ribotua në vitin 2012.
Vladimir Pribylovsky në vitin 2010 kishte qenë nënshkrues i peticionit “Putini duhet të shkoj”. /Dita/

Related

Bota 8572781520095568273

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item