Nikoliq: Nuk do të armatosemi sepse Serbia s’do të luftojë më kurrë

Është e panevojshme të armatosemi, pasi që Serbia kurrë më nuk do të luftojë, por do të negociojmë vazhdimisht. Kështu ka deklaruar pr...

Është e panevojshme të armatosemi, pasi që Serbia kurrë më nuk do të luftojë, por do të negociojmë vazhdimisht.

Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq duke potencuar se, në rastin e Kosovës, pikë kyçe është që Beogradi të nxjerrë nga Bashkimi Evropian atë që duhet ta pranojë.
Ai, për televizionin serb “Pink”, ka thënë se Serbia nuk do të armatoset, por ka paralajmëruar se Zagrebi pas zgjedhjeve po tregon koalicion patriotik, transmeton Koha.net.
“Kroacia megjithatë nuk mund të kthehet në të kaluarën dhe është e pamundur që të sillet si NDH-ja (Shteti i Pavarur i Kroacisë) e dikurshme”, ka thënë Nikoliq.
“E drejta jonë, gjithashtu, është që të kemi lidhje speciale me Republikën Serbe, dhe të njëjtin raport e kam edhe ndaj Kosovës e Metohisë”, ka sqaruar Nikoliq dhe ka bërë me dije se Asociacioni i Komunave serbe është një prej propozimeve të tij të para për Kosovën.
Nikoliq ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel, Vuçiq do të “ngre çështjen e gjykimit të Oliver Ivanoviqit, ndërsa shqiptarët do të insistojnë në kontrollimin e fluturimeve”.

Related

Rajon 8516572716486302013

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item